TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

​Deputeti belg: Kosova duhet të jetë anëtare e Asamblesë Parlamentare të NATO-s

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
​Deputeti belg: Kosova duhet të jetë anëtare e Asamblesë Parlamentare të NATO-s

Kryesuesi i delegacionit në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, dhe përfaqësuesi nga Dhoma e Përfaqësuesve në Parlamentin e Belgjikës, Theo Francken, bëri të ditur se do ta ndihmojnë Kosovën në hapat e ardhshëm për integrim në BE dhe NATO.

Ai i deklaroi këto pas takimit që mbajtën delegacionet e Belgjikës dhe të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s.

Siç tha ai, Belgjika gjithmonë e ka mbështetur Kosovën si shtet sovran dhe të pavarur.

Po ashtu ai theksoi se Kosova duhet të jetë anëtare e Asamblesë Parlamentare të NATO-s.

“Belgjika e ka mbështetur gjithmonë vendin tuaj që nga dita e parë e pavarësisë. Dua të bëj një qëndrim të fortë se Belgjika do ta mbështesë gjithmonë Kosovën si shtet sovran dhe të pavarur dhe integritetin territorial të vendit tuaj. Kjo është shumë e rëndësishme të theksohet. Ka shumë tensione brenda Ballkanit, shumë tensione brenda vendit dhe mendoj se është një gjë e mirë që ne jemi këtu për të theksuar se Belgjika do të qëndrojë gjithmonë e fortë në anën tuaj, dhe gjithashtu kur flasim për Asamblenë Parlamentare të NATO-s, Kosova mund të jetë dhe duhet të jetë anëtare. Një anëtare e asociuar që do të jetë një hap shumë i mirë përpara në kuadër të integrimit dhe mendoj se AP e NATO-s, është shumë i rëndësishëm për të diskutuar për stabilitetin dhe sigurinë në Ballkanin Perëndimor dhe vazhdon të jetë një nga prioritetet tona”, tha ai në një konferencë për media.

Teksa, Driton Hyseni, kryesues i delegacionit të Kosovës, tha se kanë marrë mbështetje nga deputetët belg se Belgjika do të jetë krah aspiratave të popullit të Kosovës për integrim në BE e NATO.

“Kishim një takim shumë përmbajtjesore, njoftuam delegacionin me zhvillimet në Kosovës, më punën e institucioneve të Kosovës, situatën pulitke në Kosovë. Gjithashtu njoftuam delegacionin lidhje me aspirata që në si delegacion kemi në raport me Asamblenë Parlamentare të NATO, me ngritjen e prezencës tonë në kuadër të kësaj asambleje, që në si delegacion të kemi një rol më të avancuar brenda mekanizmave të NATO-së, brenda institucioneve të sigurisë”.“Shumë të nderuara edhe të kënaqur nga kjo vizitë por edhe nga përkrahja e delegacionit të Belgjikës. Belgjika është pran Kosovës ka përkrahjen e saj dhe këtë përkrahje sot e konfirmuan edhe tre deputetë e parlamentit të Belgjikës se do të jenë në përshaje të aspiratave të popullit të Kosovës për integrim në BE, integrim në NATO dhe mekanizmat tjetër të BE me qëllim që përnjëmend Kosova të mos ndihet e lënë anash”, u shpreh ai. /Teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Murati tregon kur dalin pagat e 13-ta për lehonat

Murati tregon kur dalin pagat e 13-ta për lehonat

Komisioni për Buxhet mbështet tri marrëveshje për kredi

Komisioni për Buxhet mbështet tri marrëveshje për kredi

Goditi me veturë këmbësoren në Pejë, arrestohet një zyrtar policor

Arrestohet një zyrtar policor nën dyshimin për përfshirje në një rrahje në Prishtinë

Përfshihet nga zjarri një veturë me targa të huaja në veri të Mitrovicës

Përfshihet nga zjarri një veturë në magjistralen Gjilan-Prishtinë

Pesë burra rrihen mes vete për pronë në Fushë Kosovë

Dyshohet se sulmoi një 11-vjeçar në oborrin e shkollës, arrestohet i dyshuari në Deçan

Osmani viziton Lybeniqin në 27-vjetorin e masakrës, familjarët kërkojnë unitet politik

Osmani viziton Lybeniqin në 27-vjetorin e masakrës, familjarët kërkojnë unitet politik

14 persona të plagosur pas një sulmi me raketa drejt Izraelit

14 persona të plagosur pas një sulmi me raketa drejt Izraelit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën