TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Abelard Tahiri tha se me Ligjin për Institutin e Krimeve, po legalizohet kërkesa e Serbisë

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Tahiri: Hetimi parlamentar është  një instrument i opozitës i rregulluar me ligj

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, tha se me miratimin e Ligjit për Institutin e Krimeve të Kryera gjatë Luftës në Kosovë nga, siç e quajti ai, koalicioni Zdravo i udhëhequr nga Albin Kurti, po legalizohet kërkesa e kamotshme e Serbisë, raporton teve1.info

Përmes një statusi në Facebook, zgjatjen e afatit për hulumtimin e krimeve të luftës deri në dhjetor të 2000-ës nga Qeveria e Kosovës dhe shumica parlamentare, Tahiri e quajti veprim antihistorik, antikombëtar dhe të pafalshëm.

“Nuk mund ta kuptoj se çfarë borxhi kaq të madh ka Albin Kurti ndaj Serbisë, aq sa interpretimet e saj politike t’ia akomodojë në norma ligjore, siç ishte rasti i djeshëm me kohëzgjatjen e hulumtimit të krimeve të luftës deri me datën 31 dhjetor, 2000.

Kur lufta ka përfunduar në qershor të 1999-tës, kush paska bërë krime lufte deri në dhjetor të 2000-tës? Cilën zonë operative e paskan në target këto hulumtime? Dukagjinin? Drenicën? Llapin? Kush qenkan ata kryerës të krimeve të luftës në vitin 2000? Komandantët, ushtarët e UÇK-së, KFORI?

Miratimi i Ligjit për Institutin e Krimeve të Kryera gjatë Luftës në Kosovë nga koalicioni Zdravo i udhëhequr nga Albin Kurti, gjatë seancës së errët të ditës së djeshme, përmes së cilave pretendohet të hulumtohen krime lufte deri në dhjetor të 2000-tës, është një veprim antihistorik e antikombëtar dhe i pafalshëm, përmes së cilit legalizohet kërkesa e kamotshme e Serbisë”, ka shkruar Tahiri.

Ai e ka akuzuar Qeverinë dhe shumicën parlamentare se në bashkëpunim me Milan Radojiçiqin ua kanë mohuar veteranëve kompensimin nga paga minimale, duke i larguar nga ky ligj.

“Se këtu ka një koordinim për akomodimin dhe amnistinë e Serbisë për krimet e kryera në Kosovë, tash është mjaft e qartë dhe ky koordinim po jep frytet e para. Në këtë vijë, Albin Kurti dhe Milan Radojçiqi dje u kujdesën edhe për përuljen e padinjitetshme që Qeveria “Zdravo” ua bëri veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me largimin e tyre nga kompensimi paralel me pagën minimale.

Ku jeni nisur kështu? Kah po shkoni? Çfarë borxhi keni ndaj Serbisë?”, ka shkruar Tahiri

ShareTweet

Postime të ngjashme

Haradinaj: Rritja e tarifave të energjisë, goditje për qytetarët

​Haradinaj: Kurti tani ikë nga faji dhe e bart tek opozita

Analistët për adresimin e Kurtit: Sinjalizon kërcënim ndaj opozitës – nëse s’pranoni ofertën, e pësoni

Analistët për adresimin e Kurtit: Sinjalizon kërcënim ndaj opozitës – nëse s’pranoni ofertën, e pësoni

Buzhala: Opozita rrezikon humbje edhe më të mëdha në zgjedhje të reja

Buzhala: Opozita rrezikon humbje edhe më të mëdha në zgjedhje të reja

​Lushaku: Mafia e energjisë po vret ekonominë e Kosovës

Lushaku: A e patë kush po do zgjedhje, Kurti e nisi fushatën me akuza e shantazh

Emisioni “Info Nata” 24.04.2026

Rrustemi: Opozita s’e ka ndryshuar planin, përmes bllokimit synon largimin e VV-së nga pushteti

Rrustemi: Opozita s’e ka ndryshuar planin, përmes bllokimit synon largimin e VV-së nga pushteti

“Pse s’po ofron LVV-ja emër për president?” – Bërxulli: Adresimi i Kurtit sinjal për nisje fushate

“Pse s’po ofron LVV-ja emër për president?” – Bërxulli: Adresimi i Kurtit sinjal për nisje fushate

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën