Në Kuvend, seanca ka nisur me një minutë heshtje në nderim të ish-sekretares amerikane të Shtetit dhe mikës së madhe të Kosovës, Madeleine Albright e cila vdiq dje.
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka thënë se kontributi i saj ka qenë i pazëvendësueshem për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
“Për shkak të pikëllimit që e kemi si popull për Madeleine Albright që ndërroo=i jetë ditën e djeshme propozoj që si Kuvend dhe si deputetë të Kuvendit ta ndërojmë Albright me një minutë heshtje”, tha Konjufca. /teve1.info/