Situata në Kuvend vazhdon të jetë e tensionuar.
Pas pankartave të vendosura nga deputetët e opozitës me fotografitë e kryeministrit Albin Kurti dhe shefes së GP-së së LVV-së, Mimoza Kusari-Lila e me përshkrimin “Zdravo”, nga LVV-ja u janë kundërpërgjigjur.
Ishte deputetja Adriana Matoshi e cila endej në Kuvend me një fletë në të cilën shkruante “A ma lirë një shishe ujë a një ari tokë???!”, përcjell teve1.info
Në seancën e rregullt e Kuvendit të Kosovës të enjten ka ndodhur një përleshje mes deputetëve të pozitës dhe opozitës, gjë që ka bërë që seanca të ndërpritet e të nis përsëri.