Një burrë është gjetur i vdekur në Mitrovicë.
Siç njofton policia, ekipet mjekësore e kanë konstatuar vdekjen e viktimës dhe me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
“Mitrovicë 12.07.2023 – 20:31. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Njësitë relevante të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe ekipi mjekësor ku nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e PK-së.