Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, do ta mbajë sot takimin e tretë konsultativ për gjendjen politike në vend.
Siç njofton kjo parti, kësaj radhe Abdixhiku ka ftuar komunitetin akademik dhe diplomatë.
“Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka ftuar komunitetin akademik dhe diplomatë, në takimin e tretë konsultativ për gjendjen politike në vend, me theks të veçantë relacionet e Kosovës me aleatë. Mediet mund të marrin pamje në fillim të takimit, ndërsa më pas diskutimi do të jetë i mbyllur”, thuhet në njoftim.