TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Murati: E rëndësishme që Ligji për Tatimin në pronë të votohet para shtatorit

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Murati: E rëndësishme që Ligji për Tatimin në pronë të votohet para shtatorit

Ministri i Financave, Hekuran Murati tha se me Projektligjin për Tatimin në pronë synohet të reduktohet çmimi i banesave.

Ai tha se përveç faljes së vlerës deri në 100 euro për tatimin në pronë për vitin 2023, Projektligji për Tatimin në pronë parasheh uljen e çmimit të banesave nga viti 2025 përmes aplikimit të taksës progresive.

Murati tha se është e rëndësishme që projektligji të votohet sot, para muajit shtator kur obligohet kryerja e pagesave nga tatimpaguesit.

Ai tha se Qeveria e Kosovës synon që ndërtimtarët të cilët i mbajnë banesat pa i shitur, t’i lirojnë ato në treg.

“Me këtë projektligj, çfarë kemi propozuar është që për vitin aktual të zvogëlohet barra e tatimpaguesve për secilin deri në 100 euro. Kjo pra prek 95 për qind të qytetarëve”, tha ai.
“Çështja e dytë ka të bëjë me periudhën kalimtare për vitin e ardhshëm ku pragu prej 0.15 për qind ulet në 0.10 për qind për të gjithë. Dhe, për vitin 2025 e tutje, është propozu që të ketë tatim progresiv, pra të përshkallëzuar, e ku me lirimet e përshkuara për pronën primare duhet të arrihet vlera prej 275 mijë euro e pronës, në mënyrë që të fillojë të paguhet më shumë. Pra kushdo që është nën 275 mijë të vlerës së pronës, i bie të paguajë më pak”, u shpreh ministri Murati.

Ai tha se me këtë ligji do të mundësohet banim më i përballueshëm për ata qe kanë nevojë të blejnë banesa.

“Ky është pra synimi. Deri më tani çka ka ndodhë është që, sikur dikush që e ka pasur një banim primar, sikur dikush që i ka pasur 20 banesa si ndërtimtar e i ka mbajtur pa shitur – në mënyrë që të ndikojë në mungesë të ofertës dhe kësisoj ta mbajë çmimin e lartë – kanë paguar njësoj tatim. Këtë po tentojmë ta ndryshojmë. Në momentin që atij që i mban 20 banesa pa shitë, sepse do ta bllokojë tregun, i bëhet më shtrenjtë patjetër atëherë do t’i lëshoj ato në treg dhe kësisoj ndikon edhe në reduktimin e çmimit. Është pozitive për ata që kanë nevojë të blejnë banesa. Pra, do të mundësohet të ketë banim më të përballueshëm edhe për ta, sepse do të ketë ofertë më të madhe në treg sepse do të bëhet më shtrenjtë për t’i blloku stokun e banesave të pashitura”, tha Murati./EO/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Mot i vranët dhe me riga shiu

Mot i vranët të martën

Sokoli për finalen Kosovë-Turqi: Jam optimist që të shkruhet historia, ekipi është pjekur

Sokoli për finalen Kosovë-Turqi: Jam optimist që të shkruhet historia, ekipi është pjekur

Bordi i Paqes e mirëpret angazhimin e Qeverisë së Kosovës për të avancuar paqen dhe rindërtimin në Gazë

Bordi i Paqes e mirëpret angazhimin e Qeverisë së Kosovës për të avancuar paqen dhe rindërtimin në Gazë

Ministri turk i Sportit vjen në Kosovë, pritet zyrtarisht

Emisioni “Info Nata” 30.03.2026

Emisioni “Info Nata” 30.03.2026

Mos posto fare! Trendi i ri që po “vret” rrjetet sociale në 2026!

Mos posto fare! Trendi i ri që po “vret” rrjetet sociale në 2026!

Parlamenti izraelit miraton ligjin për dënim me vdekje për të burgosurit palestinezë

Parlamenti izraelit miraton ligjin për dënim me vdekje për të burgosurit palestinezë

Ministri turk i Sportit vjen në Kosovë, pritet zyrtarisht

Ministri turk i Sportit vjen në Kosovë, pritet zyrtarisht

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën