Ka dështuar sot mbledhja e kryesisë së Kuvendit në mungesë të kuorumit. Kështu bëri të ditur shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila.
Ajo theksoi se dy nënkryetarët nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, nuk ishin prezent, përcjell teve1.info
Sipas saj, kjo është e paarsyeshme.
“Ne konsiderojmë të papranueshme, totalisht të paarsyeshme dhe natyrisht që ndoshta dëmi më i madh që i bëhet vendit në një situatë ku duhet të kishte mobilizim të institucioneve, në veçanti të Kuvendit, duke marrë parasysh që kemi ligje të cilat kanë ardhë dhe të cilat kanë ndikim të drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve”, deklaroi ajo para mediave. /Teve1.info/