Klubi futbollistik Dukagjini ka prezantuar dy lojtarë para ndeshjes me Europa në Conference League.
Ekipi klinas nëpërmjet një njoftimi ka konfirmuar marrëveshjet me mesfushorët Bujar Shabani dhe Iran Junior.
Shabani i cili luan në pozitën e mesfushorit qëndror, edhe me parë ka qenë pjesë e skuadrës klinase, derisa karrierë ka bërë edhe te Ferizaj dhe Drita.
Ndërsa, Junior zë vend në pozitën e mesfushorit ofanziv, kurse karrierë në Kosovë ka bërë te Ulpiana dhe Drita.