Një rrahje ka ndodhur mbrëmë në një market në fshatin Krojmir të Lipjanit
Një person raportohet se e ka sulmuar me shkop druri një tjetër në terasën e këtij marketi.
I dyshuari është arrestuar kurse viktima ka pranuar trajtim në QKUK.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak në terasën e një marketi e kishte sulmuar fizikisht duke e goditë me një shkop druri viktimën mashkull kosovar. Viktima si pasoj e sulmit ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman në QKUK. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.