TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Deputeti socialist në Shqipëri dorëhiqet pasi familjarët iu përfshinë në rrahje

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Deputeti socialist në Shqipëri dorëhiqet pasi familjarët iu përfshinë në rrahje

Policia e Shqipërisë ndaloi në Fushë-Krujë katër persona dhe shpalli në kërkim disa të tjerë, të dyshuar si autorë të sulmit fizik të dy shtetasve në një lokal të zonës.

Videot e kësaj dhune, bashkë me portretet, armët dhe shkopinjtë e drunjta të autorëve mbushën rrjetet sociale dhe mediat e vendit. Në to shihen djali i deputetit socialist, Rrahman Rraja si dhe dy vëllezërit e tij, bashkë me të paktën pesë persona të tjerë, teksa godasin me sende të forta dy shtetas në një kafene.

Deputeti i Partisë Socialiste, Rrahman Rraja, dorëzoi të shtunën mandatin e deputetit dhe u tërhoq nga jeta politike, për shkak se djali dhe dy vëllezërit e tij janë bashkautorë të ngjarjes dhe midis personave që janë shpallur në kërkim nga policia.

Rraja u ka kërkuar ndjesë publike dy viktimave të dhunës së shkaktuar prej familjarëve të tij, përmes një njoftimi, dhe i ka bërë thirrje djalit të arratisur, që të dorëzohet para drejtësisë.

Ai tha se ndjehej i turpëruar nga veprimet e të birit, se kishte dështuar si prind, ndërkohë që banorët e krahinës e kishin zgjedhur kryetar komune më herët si dhe deputet të tyre në dy mandate.

Deklaratën e deputetit Rraja e shpërndau zyra e Partisë Socialiste, ndërsa më pas u mësua se grupi parlamentar socialist do të mblidhet të hënën.

Sulmin e grupit të kryesuar nga familjarët e deputetit Rraja ndaj dy shtetasve të pambrojtur e dënoi edhe ministri i brendshëm, Bledi Çuçi. Ai theksoi se pamjet e dhunës në Krujë, janë të rënda e të papranueshme, dhe se askush nuk është mbi ligjin dhe s’mund t’u shpëtojë përgjegjësive në asnjë rrethanë.

Çuçi ishte të shtunën për afro dy orë në zyrën e drejtorit të përgjithshëm të policisë, prej nga dolën pa ndonjë deklaratë. Ndërsa pak kohë më pas erdhi edhe dorëheqja e deputetit socialist Rraja.

Të arrestuarit dhe ata që janë në kërkim akuzohen për plagosje të rëndë me dashje, mbajtje pa leje dhe prodhim armësh, moskallëzim krimi dhe pengim hetimesh.

Për arrestimet e fundit u angazhuan një numër i madh forcash policore për shkak të numrit të madh të autorëve në ndjekje, si dhe prej terrenit të vështirë, ku shpesh fshihen një numër i konsiderueshëm personash me të dhëna kriminale.

Viktimat e dhunës, njëri prej të cilëve në gjendje të rëndë shëndetësore, janë pjesëtarë të familjes Maja, ndërsa shumica e autorëve të dhunës i përkasin familjes Rraja, por konflikti është më i gjerë me banorët e zonës për shkak të një gurore.

Ata janë ankuar se punimet dhe shpërthimet në gurore kryen pa standarde profesionale dhe u rrezikojnë jetën dhe u dëmtojnë shtëpitë e zonës.

Por ankesat dhe denoncimet e banorëve kanë sjellë edhe reagimin e dhunshëm të grupit të kryesuar nga familjarët e deputetit socialist. /ZëriiAmerikës

ShareTweet

Postime të ngjashme

Sinani: Serbia po përdor metoda moderne të spastrimit etnik të shqiptarëve në Luginë

Sinani: Serbia po përdor metoda moderne të spastrimit etnik të shqiptarëve në Luginë

Meta reagon nga burgu për zgjedhjet në Hungari

Meta reagon nga burgu për zgjedhjet në Hungari

Nis Samiti i IV i Diasporës në Tiranë

Nis Samiti i IV i Diasporës në Tiranë

Gjashtë të vrarë në sulmet izraelite në Libanin jugor

Gjashtë të vrarë në sulmet izraelite në Libanin jugor

Pas vdekjes së punëtorit në Ferizaj, Hoti paralajmëron aksion të jashtëzakonshëm inspektimesh në ndërtimtari

Pas vdekjes së punëtorit në Ferizaj, Hoti paralajmëron aksion të jashtëzakonshëm inspektimesh në ndërtimtari

Një 32 vjeçar i vdekur në Istog, çka po i shkakton aksidentet me fatalitet në vend?

Një 32 vjeçar i vdekur në Istog, çka po i shkakton aksidentet me fatalitet në vend?

Dëshmia e të mbijetuarit në masakrën e Doganajt, humbja e tre vëllezërve dhe rruga e tij në luftën e UÇK-së

Dëshmia e të mbijetuarit në masakrën e Doganajt, humbja e tre vëllezërve dhe rruga e tij në luftën e UÇK-së

Polici serb i arrestuar në Kosovë dyshohet për spiunazh për BIA-n, iu gjetën dokumente të IPA-s

Një person gjendet pa shenja jete në Shtime, rasti nën hetim

‘Zemra s’ta thotë kurrë të fundit’ – Rrëfimi i dhimbshëm për Ramadan Xhoklin

‘Zemra s’ta thotë kurrë të fundit’ – Rrëfimi i dhimbshëm për Ramadan Xhoklin

Si po shihet trendi i përmbushjes së agjendës legjislative?

Si po shihet trendi i përmbushjes së agjendës legjislative?

Sekuestrohen rreth 15 kg heroinë në Ferizaj, arrestohen dy persona

Sekuestrohen rreth 15 kg heroinë në Ferizaj, arrestohen dy persona

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën