TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kusari-Lila thotë se më i dëmshëm sesa masat e BE-së është mosvotimi i opozitës në Kuvend për marrëveshjet ndërkombëtare

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Kusari-Lila thotë se më i dëmshëm sesa masat e BE-së është mosvotimi i opozitës në Kuvend për marrëveshjet ndërkombëtare

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, ka komentuar vendosjen e masave të përkohshme nga Bashkimi Evropian ndaj Kosovës, në raport me projektet apo programet investive.

Kusari madje tha se më e dëmshme për Kosovën është një bojkot i opozitës për mosvotim të marrëveshjeve ndërkombëtare, sesa situata aktuale me masat.

“Më e dëmshme është një bojkot i opozitës në Kuvend për mosvotim të ndonjë marrëveshje ndërkombëtare sesa aktualisht situata me masa. Çka është shumë më brengosëse për ne është fakti se, në situatën kur ngjarjet në veri janë provokuar dhe janë shtyer deri në këtë pikë nga një insistim i vazhdueshëm i Serbisë, thuhet se janë gati masat ndaj Serbisë se nëse ata vazhdojnë me deeskalim do të vendosen masa ndaj tyre. Pse ngutia t’i vendosen masat Kosovës kaq shpejtë kur rrethanat po ndodhin në Kosovë, kur Kosova ishte ajo që kishte mbajtur zgjedhje, kishte zbatuar të gjitha kërkesat që i’u kërkuan nga Bashkimi Evropian, kishte pranuar që të shtyjë afate për certifikim të zgjedhjeve, kishte vendosur vendvotime alternative për të mos provokuar”, tha Kusari – Lila në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

Tutje shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, tha se Kosova ka bërë krejt çka i është kërkuar nga Bashkimi Evropian, teksa në anën tjetër Serbia nuk e ka zbatuar marrëveshjen e Brukselit.

“Krejt çfarë është kërkuar nga Kosova është bërë deri në ditën kur pastaj kanë shkuar kryetarët sipas ligjit në fuqi të hyjnë në ndërtesat zyrtare, në të cilat e kemi parë çfarë është gjetur. Dhe në anën tjetër është Serbia e cila nuk ka zbatuar marrëveshjen e Brukselit ka shkelur planin e veprimit të Ohrit, nuk ka pranuar të nënshkruajë ka lobuar kundër Kosovës ka votuar kundër Kosovës në fazën e parë të votimit në Këshillin e Evropës, ka parandaluar dhe ka shantazhuar serbët për mospjesëmarrje në zgjedhje …”, shtoi ajo.

Ndryshe, kryeministri i vendit, Albin Kurti  ka bërë të ditur se gjatë takimit me emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak tha se e ka nisur me vërejtje për masat që BE-ja ka vendosur ndaj Kosovës.

“Por takimin natyrisht e kam filluar me vërejtjen time, me theksimin tim, që masat ndaj Kosovës janë të padrejta, ndonëse thuhet se janë të përkohshme, meqenëse Kosova nuk mban asnjë faj as për eskalim të gjendjes, as për mosnormalizim të raportit”, tha Kurti.

Teksa një zëdhënës i Bashkimit Evropian ka konfirmuar gjatë mbrëmjes së 1 korrikut se Qeverisë së Kosovës i ishin komunikuar masat ndëshkuese qysh më 28 qershor, si pasojë e vlerësimit të BE-së se Kosova nuk ka ndërmarrë hapat e kërkuar për uljen e tensioneve në veri.

“Kosova, për keqardhje, akoma nuk i ka bërë hapat e domosdoshëm. Prandaj BE-ja, siç kishte paralajmëruar në deklaratën e tij në emër të shteteve anëtare më 3 qershor përfaqësuesi i Lartë [Josep Borrell], ka marrë vendim për implementimin e disa masave”./teve1.info./

ShareTweet

Postime të ngjashme

15 zyrtarë korrektues të Kosovës përfundojnë me sukses trajnimin në Danimarkë

15 zyrtarë korrektues të Kosovës përfundojnë me sukses trajnimin në Danimarkë

Policia me aksion kundër fajdes në Prizren

Arrestohet i dyshuari për plagosjen në Prizren

KFOR reagon për rrëmbimin e qytetarit serb në Leposaviq: Jemi në dijeni të rastit në Leposaviq, situata në kufi e qetë

KFOR-i konfirmon aftësinë e tij për të siguruar sigurinë në Kosovë

Biznesmeni kosovar Osman Krasniqi në ndejën e fundvitit në Shtëpinë e Bardhë

Biznesmeni kosovar Osman Krasniqi në ndejën e fundvitit në Shtëpinë e Bardhë

15 zyrtarë korrektues të Kosovës përfundojnë me sukses trajnimin në Danimarkë

15 zyrtarë korrektues të Kosovës përfundojnë me sukses trajnimin në Danimarkë

Goli i Montiel shpallet më i miri nga FIFA

Goli i Montiel shpallet më i miri nga FIFA

Donnarumma, portieri më i mirë në botë

Donnarumma, portieri më i mirë në botë

Emisioni “DITARI” 16.12.2025

Emisioni “DITARI” 16.12.2025

Kryeministri i Polonisë: SHBA premtoi përgjigje ushtarake nëse Ukraina sulmohet pas armëpushimit

Kryeministri i Polonisë: SHBA premtoi përgjigje ushtarake nëse Ukraina sulmohet pas armëpushimit

Policia me aksion kundër fajdes në Prizren

Arrestohet i dyshuari për plagosjen në Prizren

KFOR reagon për rrëmbimin e qytetarit serb në Leposaviq: Jemi në dijeni të rastit në Leposaviq, situata në kufi e qetë

KFOR-i konfirmon aftësinë e tij për të siguruar sigurinë në Kosovë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën