Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku përmes një reagimi e ka pyetur presidenten e vendit, Vjosa Osmani se cili është qëndrimi i saj karshi situatës së krijuar në vend.
Çitaku madje ka pyetur Osmanin se a e ka ajo të njëjtin mendim sikurse kryeministri Kurti, sepse sipas saj, qytetarët e Kosovës kanë nevojë ta dëgjojnë një qëndrim nga presidentja.
“Në politikë, e posaçërisht në situata të rënda sikur këto nëpër të cilat po kalon Kosova, heshtja është pajtim. Është nënshtrim. Presidente, cili është qëndrimi i juaj i qartë e pa gjeneralizime, për situatën në të cilën jemi? A mendoni njejtë si Kurti apo nuk pajtoheni me të? Qytetarët kanë nevojë të dëgjojnë nga ju. Konkretisht çka mendoni? Jo fraza”, tha ajo.
Sipas Çitakut, presidentja Osmani tërë karrierën poltike e ka ndërtuar në antagonizma duke e kundërshtuar Hashim Thaçin e Isa Mustafën, kurse tani siç tha ajo, Osmani po heshtë.
“Nuk rrezikohet e ardhmja e vendit për një grusht vota e për likes në facebook”, tha tutje Çitaku./teve1.info./