TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kurti takohet sot me Ristuccian, shkak raportimet për kontrabandim të armëve nga Serbia përmes autoambulancave

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Kurti: Akuzat për terrorizëm kundër tre policëve mesa duket janë hedhur poshtë

Kryeministri Kurti do ta zhvillojë një takim me komandantin e KFOR-it, Ristuccia dhe përfaqësues tjerë të NATO-s, pas raportimeve se Serbia po kontrabandon armë në Kosovë përmes autoambulancave, duke i shkarkuar në Kishën Ortodokse dhe se për këtë është në dijeni edhe KFOR-i

“Për zgjedhje të parakohshme dakord, por duhet përgatitje. Tjetra, për ta larguar kryetarin nga ndërtesa në Leposaviq, kjo bëhet me zgjedhje. Pra pika e parë e kryen edhe të dytën. Ndërkaq sa i përket pikës së tretë, policia jonë është në ndërtesë sepse ju e dini çfarë gjetëm në Zveçan, arsenal për luftë. Ose tash kemi këto informacionet se veturat e ambulancës janë përdorë për të bartuar armatim. Dhe unë sot do ta kem një takim edhe me përfaqësues të NATO-s për këtë gjë. Do ta takoj edhe komandantin e KFOR-it, Ristuccia. Dhe pas gjithë këtyre takimeve edhe me organet tona të sigurisë, do ta japim fjalën tonë përfundimtare”, ka thënë kryeministri në një konferencë për shtyp.

Kurti ka thënë se brenda javës duhet të dihet e vërteta e kësaj çështjeje.

“Tash jemi duke grumbulluar të dhëna. Dhe unë nuk është mirë të jap informacion për informacionin ende të paplotësuar por brenda kësaj jave duhet të dihet kjo çështje. Andaj sot kam një takim ku do të shtrohet edhe kjo temë”, shtoi Kurti.

Ndryshe, misioni i KFOR-it ka reaguar pas pretendimeve të deputetes britanike Alicia Kearns se Serbia po kontrabandon armë në Kosovë përmes autoambulancave, të cilat më pas po shkarkohen në Kishat Ortodokse dhe se për këtë ishte në dijeni KFOR-i.

Në një reagim KFOR-i tha se nuk ka asnjë provë për t’i konfirmuar këto pretendime.

“Prezenca e supozuar e paligjshme e armëve u raportua në shtabin e KFOR-it, por pas hetimeve të mëtejshme për të gjetur konfirmimin e kësaj, nuk doli asnjë provë për atë që u raportua. Nuk ka asnjë dëshmi për kontrabandën e supozuar që ishte kryer përtej vijës kufitare administrative ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Kishën Ortodokse në ambulancë”, ka thënë KFOR-i.

KFOR-i po ashtu thekson se ky lloj aktiviteti i takon sundimit të ligjit, që është përgjegjësi e organizatave të sigurisë së Kosovës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Bie numri i nxënësve dhe studentëve në Kosovë, ASK jep detaje

​Bie numri i nxënësve dhe studentëve në Kosovë, ASK jep detaje

​Më 6 qershor votohet në 17 ambasada dhe 13 konsullata në 18 shtete

Elezi: Sot përfundon numërimi i votave të kandidatëve për deputetë në Prishtinë

Zvicra nuk do të ulë numrin e ushtarëve në Kosovë

Zvicra nuk do të ulë numrin e ushtarëve në Kosovë

Gërvalla për funksionalizimin e Gjykatës Administrative: Një hap i rëndësishëm drejt forcimit të shtetit ligjor

Gërvalla: Kosova hap “shtëpinë e përhershme” diplomatike në Londër

​Bie numri i nxënësve dhe studentëve në Kosovë, ASK jep detaje

​Bie numri i nxënësve dhe studentëve në Kosovë, ASK jep detaje

Hetimi i SPAK-ut për kokainë përfshin edhe kontrata të shitjes së tokave në Zvërnec

Hetimi i SPAK-ut për kokainë përfshin edhe kontrata të shitjes së tokave në Zvërnec

​Më 6 qershor votohet në 17 ambasada dhe 13 konsullata në 18 shtete

Elezi: Sot përfundon numërimi i votave të kandidatëve për deputetë në Prishtinë

Zvicra nuk do të ulë numrin e ushtarëve në Kosovë

Zvicra nuk do të ulë numrin e ushtarëve në Kosovë

Kur duhet të darkoni për kolesterol më të ulët dhe zemër më të shëndetshme?

Kur duhet të darkoni për kolesterol më të ulët dhe zemër më të shëndetshme?

Gërvalla për funksionalizimin e Gjykatës Administrative: Një hap i rëndësishëm drejt forcimit të shtetit ligjor

Gërvalla: Kosova hap “shtëpinë e përhershme” diplomatike në Londër

Prokuroria nis hetimet për procesin e votimit me postë

Numërohen mbi 14% e votave me postë, LVV kryeson me mbi 63 për qind

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën