TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Rama thotë se numri i qytetarëve të interesuar për adaptimin e qenve endacakë është i madh

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Rama për dhunimin e 11-vjeçares: U turpëruam të gjithë si shoqëri

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama thotë se interesimi i qytetarëve për të adaptuar qentë endacakë është i madh. Sipas tij, kjo do të ndikojë edhe në sigurinë e qytetarëve.

Javë më parë, Komuna e Prishtinës ka marrë vendim që t’i subvencionojë me nga 50 euro në muaj personat që strehojnë një qen endacak. Një person ka të drejtë t’i strehojë deri në pesë qenë.

Krahas sigurisë së qytetarëve, Rama e ka quajtur edhe trajtim human adaptimin e qenve endacakë.

I pari i Kryeqytetit, deklaroi se janë duke e përgatit edhe kontratën me të cilën përcaktohen kushtet dhe kriteret.

“Ka interesim shumë të madh. Një numër i madh i qytetarëve janë të interesuar dhe është një lajm shumë fantastik për arsye se për herë të parë po duket që e kemi një proces i cili do ta bëjë trajtimin human të qenve endacak, pra në të njëjtën kohë kur ne po punojmë për ta eliminuar këtë dukurinë e qenve endacakë, pra mos me i lënë qentë në rrugë, mirëpo me qenë të adaptuar prej familjeve që duan dhe që i trajtojnë në mënyrë humane. Pra jemi duke përgatit kontratën e cila i përcakton parametrat se si duhet të trajtohen një qen, të njëjtën kohë po them sepse qentë keqtrajtohen prej njerëzve, mandej traumatizohen dhe i atakojnë njerëzit, kështu që kjo dukuri do të hiqet si proces i adaptimit të qenve”, tha ai.

Rama ka deklaruar se qentë e adaptuar mund të trajtohen për qytetarët në nevojë.

“Ne kemi 300 deri në 450 mijë banorë, kështu që kemi rreth 100 mijë familje. 300 qenë aq janë të numëruar nga organizatat ndërkombëtare që thonë se janë qenë endacakë, pra neve na duhen rreth 3 mijë familje të cilat i plotësojnë kushtet për me adaptu një qen. Në të njëjtën kohë, qentë mundesh me i trajnu si për njerëz të verbër apo me ju ndihmu veteranëve të luftës, pra ka mënyra të ndryshme se si mundemi me i shfrytëzua qentë që adaptohen”, u shpreh Rama.

Rama ka folur edhe për kundërshtitë e këtij vendimi. Thotë se nuk e kanë kuptuar vendimin.

“Po unë mendoj që nuk e kanë kuptuar, për atë edhe ka pas (protesta) sepse tash që e kuptojnë nuk besoj se ka ankesa. Për shembull edhe qentë që janë të lagjes, vetëm duhet me adaptu atë edhe mbikëqyrët dhe nuk do të ketë asnjë problem. Ideja është që t’i trajtojmë në mënyrë humane, dhe në të njëjtën kohë ta ngrisim sigurinë për qytetarët, e posaçërisht për fëmijët tanë”, u shpreh ai për EO.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gjenden të vdekur dy persona gjatë 24 orëve të fundit

Policia nis hetimet për vdekjen e një gruaje në Gjakovë

Arrestohet një person në Matiqan, i gjenden armë dhe marihuanë në shtëpi

Arrestohen tre persona për tentim vrasje ndaj një të mituri në Prishtinë

Sot mbyllet afati për aplikim për akreditim të vëzhguesve dhe mediave

Sot mbyllet afati për aplikim për akreditim të vëzhguesve dhe mediave

Përfshihen nga zjarri disa lokale në Prizren, nuk ka të lënduar

Shkencëtarët zbulojnë vrimën e zezë që lëviz me shpejtësi nëpër hapësirën ndërgalaktike

Shkencëtarët zbulojnë vrimën e zezë që lëviz me shpejtësi nëpër hapësirën ndërgalaktike

Dita Ndërkombëtare e Solidaritet Njerëzor

Dita Ndërkombëtare e Solidaritet Njerëzor

Zakonet e mëngjesit që po ju prishin gjumin!

Zakonet e mëngjesit që po ju prishin gjumin!

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën