TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Sinani: Vuçiq refuzon me çdo mjet përfshirjen e shqiptarëve në institucionet e Serbisë

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Sinani: Shqiprim Arifi dhe Sami Salihu po kontribuojnë që parlamenti i Serbisë të mbetet pa deputet shqiptar

Ish-kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani ka thënë se emërimi nga ana e Qeverisë së Serbisë i ministrit të Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale, Aleksandar Martinoviq, për kryetar të Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, është edhe një dëshmi e radhës se ky shtet vazhdon të jetë shumë larg vlerave demokratike.

Sinani ka shkruar se degradim i skajshëm pastaj është emërimi nga ana e kryetarit të sapozgjedhur të Trupit Koordinues të Nenad Mitroviqit në detyrën e drejtorit të këtij institucioni, përfaqësuesit të degës së SNS për Bujanoc.

Ajo thekson se është paradoksale që partia shtet, SNS dhe Aleksandar Vuçiq nxit serbët e veriut të Kosovës që t’i lëshojnë institucionet e Republikës së Kosovës, e në anën tjetër refuzon me çdo mjet përfshirjen e shqiptarëve të Luginës së Preshevës në institucione shtetërore.

“Pra, me pak fjalë, një qeveri me kryeministër e president nga radhët e SNS zgjedh për kryetar një anëtarë të SNS dhe për drejtor një përfaqësues lokal të SNS. Edhe pse ky organ në bazë të Marrëveshjes merr obligim nga Qeveria e Serbisë të afirmoj të drejtat e shqiptarëve në komunat Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, qeveria serbe e trajton si organ partiak. Duke shkelur kështu Marrëveshjen mbi parimet e riorganizimit dhe rekonstruimit të Trupit Koordinues të vitit 2009, të nënshkruar nga Qeveria e Serbisë, përfaqësuesit politik shqiptarë të Luginës së Preshevës dhe nga OSBE. Me Marrëveshjen për riorganizimin e Trupit Koordinues parashihej para së gjithash inkuadrimi i kuadrove të pakicës shqiptare nga tri komunat e Luginës së Preshevës nga sferat e rëndësisë jetike në punën e këtij organi qeveritar. Prandaj emërimet e kryetarit dhe të drejtorit të shërbimit të Trupit Koordinues, mund lirisht të quhen instalim në kundërshtim të plotë me Marrëveshjen e vitit 2009 dhe në kundërshtim flagrant me përqindjen reale, qoftë edhe nga Regjistrimi i fundit i popullsisë. Është paradoksale që partia shtet, SNS dhe Aleksandar Vuçiq nxit serbët e veriut të Kosovës që t’i lëshojnë institucionet e Republikës së Kosovës, e në anën tjetër refuzon me çdo mjet përfshirjen e shqiptarëve të Luginës së Preshevës në institucione shtetërore. Janë të pashërueshme qëndrimet radikaliste që zanafillën e kanë në vitet e ’90. Vite ku si kriter për të qenë sa më lartë në hierarkinë shtetërore të ish-Jugosllavisë ishin: urrejtja sa më e madhe e kombeve dhe kombësive tjera, ngritja në piadestalin e popullit hyjnorë të kombit serb, gatishmëria për të qenë në shërbim të një politike që për arritjen e synimeve politike nuk kursente popujt tjerë as nga krimet çnjerëzore”, ka shkruar ajo.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshon urdhër-arreste të fshehta ndaj pesë zyrtarëve izraelitë

Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshon urdhër-arreste të fshehta ndaj pesë zyrtarëve izraelitë

Andoni: Pres koalicion mes VV-së dhe PDK-së pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit

Rreth 100 mijë kërkesa të aprovuara nga KQZ-ja për votim nga jashtë Kosovës

Shënohet Dita e Dëshmorëve në Gjakovë, bëhen homazhe në Jabllanicë

Shënohet Dita e Dëshmorëve në Gjakovë, bëhen homazhe në Jabllanicë

Të paktën katër persona të vrarë në sulmet ruse në Ukrainë

Sivjet kurbani deri në 400 euro

Sivjet kurbani deri në 400 euro

Paralajmërohet zbritja e çmimit të naftës

MINT publikon çmimet e reja të derivateve për sot dhe nesër

Rama: Integrimi i Shqipërisë në BE i pandalshëm, së shpejti do të vijë lajmi i ri

Rama: Integrimi i Shqipërisë në BE i pandalshëm, së shpejti do të vijë lajmi i ri

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën