TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Tregu i zi i parave

Monedhat metalike por edhe ato të letrës të falsifikuara po shpërndahen me të madhe në tregun e Kosovës. Për këtë dukuri po vijnë ankesa të shumta nga shoqata ‘’Konsumatori’’, e cila thotë se palët e dëmtuara nuk janë të mbrojtura nga qeveria në këtë aspekt.

by Albiona Hajdari
3 vjet ago
0
A A
Hapet aplikimi për shtesa për fëmijët e lindur më 2009

Foto ilustruese

100 euro false i dorëzoi në një barnatore në Prishtinë.

E nga ilaçet që kushtuan vetëm 5 euro, tregtari i parave të falsifikuara i mori 95 euro origjinale.

Por ky është vetëm një prej rasteve të shumta të falsifikimit të parave që u hetuan nga Policia e Kosovës.

Ndërkaq, ankesa të shumta po vijnë nga Shoqata ‘’Konsumatori’’, për kthimin e monedhave metalike dhe të letrës të humbura në tregun e zi të parave.

“Ne kemi pasur ankesa në poenin metalik 2 eurosh, por tash është kthyer me që ajo është eksploatuar, pasi që as taksisti nuk po e merr, e dallon 2 euroshin falso, tash janë kthyer tek monedhat e letrës, 50, 100, 200-she”, Selatin Kaqaniku, Shoqata ‘’Konsumatori’’.

Kaqaniku thekson se konsumatorët janë të anashkaluar nga Qeveria e Kosovës në këtë aspekt.

“Me siguri se do të kishte mundësi parandalimi nëse shteti do ta përmbushte atë obligimin e vet mandator që neve si qytetarë konsumatorë të na informojë, edukojë, arsimojë, vetëdijësojë që ne të jemi partnerë të shtetit edhe në këtë rast. Kemi mbet të anashkaluar, jemi ‘out’ ngjarjeve”, shprehet Kaqaniku.

Se po dëmtohen ekonomitë familjare por edhe bizneset e thotë edhe ekonomisi, Mustafë Kadriaj.

“Përderisa funksionojnë dhe përderisa janë në treg shihet që ata janë jashtëzakonisht të fuqishëm në tregun e zi të parave. Për fat jo të mirë, në vendet ku nuk ka stabilitet nga ana politike, ligjore është një shtrat i përshtatshëm i këtyre dilerëve dhe për fat jo të mirë Kosova dhe rajoni janë një vend i përshtatshëm për ta por faktikisht është dëm për vet shtetet, bizneset dhe ekonomitë familjare në vend”, thotë ai.

Vetëm gjatë javëve të fundit, Policia e Kosovës arrestoi tre persona të dyshuar për shpërndarjen e parave të falsifikuara.

Ndërkaq, vetëm përgjatë periudhës janar – prill të këtij viti u raportuan 363 raste me falsifikim parash.

Tags: Tregu i zi i parave
ShareTweet

Postime të ngjashme

Mot i vranët dhe me riga shiu

Ndryshon moti, java e ardhshme me reshje shiu e bore

“Më kanë thënë që ka shkuar me ta ble një biçikletë” Rrëfimi i dhimbshëm i vajzës së Yll Morinës

“Më kanë thënë që ka shkuar me ta ble një biçikletë” Rrëfimi i dhimbshëm i vajzës së Yll Morinës

Qytetarët ankohen për mungesë barnash në QKUK

Pensionistët të pakënaqur me rritjen prej 20%, paralajmërojnë protestë

Për katër vjet 20 mijë pensionistë më shumë

Mot i vranët dhe me riga shiu

Ndryshon moti, java e ardhshme me reshje shiu e bore

Trepça fiton derbin ndaj Bashkimit

Trepça fiton derbin ndaj Bashkimit

​Parashikimet për Oscars 2026: Kush do të fitojë dhe kush duhet të fitojë?

​Parashikimet për Oscars 2026: Kush do të fitojë dhe kush duhet të fitojë?

“Më kanë thënë që ka shkuar me ta ble një biçikletë” Rrëfimi i dhimbshëm i vajzës së Yll Morinës

“Më kanë thënë që ka shkuar me ta ble një biçikletë” Rrëfimi i dhimbshëm i vajzës së Yll Morinës

Kryeministri kroat kritikon BE-në: Sulmi në Banjskë kaloi sikur nuk ndodhi asgjë

Plenkoviq: Raketat hipersonike të Serbisë shërbejnë për sulme me rreze të gjatë në tokë

Qytetarët ankohen për mungesë barnash në QKUK

Pensionistët të pakënaqur me rritjen prej 20%, paralajmërojnë protestë

Për katër vjet 20 mijë pensionistë më shumë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën