TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kurti numëron të arriturat e Qeverisë: Janë arrestuar 12 mijë persona e në mesin e tyre 270 zyrtarë shtetëror dhe publik

by Besarta Mehmeti
4 vjet ago
0
A A
E konfirmon Kurti: Qeveria ka vendosur t’i strehojë 20 gazetarë nga Ukraina

Kurti ka numëruar të arriturat e ekzekutivit gjatë këtij viti, shkruan Teve1.info.

“Në këtë orë saktësisht para një viti ne morëm detyrën e re, qytetarët në vitin e kaluar votuan për riorientimin demokratik dhe evropian të shoqërisë tonë, votuan për luftën ndaj korrupsionit.. votuan për kthimin e aftësisë në borde që administrojnë burimet ekonomike e njerëzore, për rritjen e punësimit, votuan për forcimin e ushtrisë dhe votuan për rritjen e ekonomisë së buxhetit dhe forcimin e shtetit. Vota e qytetarëve u bë edhe votë në Kuvendin e Kosovës për qeverinë tonë e të tyre”, ka thënë ai.

Sipas tij, në Kuvend janë proceduar 128 projektligje ku sot i kalojnë edhe 130 më shumë sesa çdo Qeveri tjetër në vitin e saj të parë.

“Këtë e kemi bërë ne në një vit të punës ku gjatë këtyre 365 dite kishim gjithsejtë 67 mbledhje e ku morëm 581 vendime e sot i tejkalojmë 600 sosh, ku proceduam 128 projektligje ku sot i kalojmë edhe 130 më shumë sesa çdo qeveri tjetër paraprake në vitin e saj të parë. Kemi përmbushur zotimin që brenda vitit të vaksinojmë brenda vitit mbi 60 % të popullsisë të vaksinueshme dhe sot kemi hapur ekonominë e jetën shoqërore dhe ngjarjen kulturore dhe sportive që na kanë munguar shumë gjatë. Krahas pandemisë kishim krizën me energjinë, së bashku kemi marrë masa emergjente duke subvencionuar koston shtesë në mënyrë që kriza të mos i rëndojë ata që fitojnë më së paku. S’ka dyshim se problemet që kemi trashëguar janë të më mëdha e sfidat që i kemi përpara janë edhe më të mëdha mirëpo qytetarët na kanë besuar ne që të bëjmë ndryshimin”, ka thënë Kurti.

“Kemi aprovuar një sërë strategjisë që na tregojnë rrugën drejt ndryshimit për 10 vitet e ardhshme. Ky ishte një vit i zhvillimit ekonomik”.

Ai thotë se kanë aprovuar buxhetin prej 2.75 miliard euro që sipas tij ishte buxheti më i lartë që ka pasur Kosova ndonjëherë.

“Këtë vit kemi aprovuar buxhetin prej 2.75 miliard euro që është buxheti më i lartë që ka pasur Kosova ndonjëherë. Premtimi jonë për reforma në drejtësi ka filluar të jetësohet. Janë miratuar një sërë ligjesh”.

Ai ka folur edhe për luftimin e krimit të korrupsionit, ku tha se gjatë këtij viti janë arrestuar mbi 12 mijë persona e në mesin e tyre edhe 270 zyrtarë shtetëror e publik.

“Ishte një vit i luftimit të krimit dhe korrupsionit, krahas reformave në drejtësi kemi qenë të pakompromisë në luftimin e krimit dhe korrupsionit, janë konfiskuar mbi 1 ton narkotik, janë kryer 550 operacione, 1102 bastisje ku janë shkatërruar 54 grupe kriminale e janë arrestuar 12 mijë persona e në mesin e tyre edhe 270 zyrtarë shtetëror dhe publik”, tha më tej Kurti. /teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Vitia takon ambasadorin belg, diskutohet bashkëpunimi në sektorin e shëndetësisë

Vitia takon ambasadorin belg, diskutohet bashkëpunimi në sektorin e shëndetësisë

Në Drenas zhvillohet ushtrimi TTX për menaxhimin e vërshimeve

Në Drenas zhvillohet ushtrimi TTX për menaxhimin e vërshimeve

​AKK: Ndarja e fondeve për komunat në baza partiake, zgjidhje-granti i katërt

​AKK: Ndarja e fondeve për komunat në baza partiake, zgjidhje-granti i katërt

Veliu: Abdixhiku duhet të marrë përsipër edhe përgjegjësinë për dështimin

Veliu: Abdixhiku duhet të marrë përsipër edhe përgjegjësinë për dështimin

Franca – Norvegjia, mund të pezullohet

Franca – Norvegjia, mund të pezullohet

Turqia kërkon përsëritjen e ndeshjes me Paraguain

Turqia kërkon përsëritjen e ndeshjes me Paraguain

Kthimi i shumëpritur i Neymarit

Kthimi i shumëpritur i Neymarit

Japonia dhe Suedia në Teksas për finalen e Grupit F

Japonia dhe Suedia në Teksas për finalen e Grupit F

Vinicius Juniori hesht kritikët

Vinicius Juniori hesht kritikët

Kush avancon nga Grupi D

Kush avancon nga Grupi D

Ekuadori dhe Curaça synojnë kalimin e grupit

Ekuadori dhe Curaça synojnë kalimin e grupit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën