TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Dallku synon ta eliminoi Europën edhe si trajner

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Dallku synon ta eliminoi Europën edhe si trajner

Të martën e 20 qershorit në Nyon të Zvicrës, Dukagjini është shortuar për herë të parë në garat evropiane. Dukagjini do të luajë në rundin e parë kualifikues të Ligës së Konferencës përballë Europa FC nga Gjibraltari.

Për trajnerin Armend Dallku kjo është hera e dytë që përballet me Europa. Njëherë si lojtarë, derisa tani si trajner. Në edicionin 2018/19, Dallku e pati eliminuar Europan FC si futbollist me skuadrën e Prishtinës në rundin parakualifikues të Ligës së Evropës. Atëbotë, Dallku ishte kapiten i Prishtinës dhe ky ishte edicioni i tij i fundit si futbollist profesionist. Ndeshja e parë, e luajtur në “Victoria Stadium” të Gjibraltarit (28 qershor), pati përfunduar 1:1. Ndërsa, në ndeshjen e kthimit të luajtur një javë më vonë në stadiumin olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë, Prishtina pati fituar 5:0 për të avancuar tutje. Dy gola në këtë ndeshje për Prishtinën i pati shënuar Dallku në pjesën e parë, që dolën të ishin edhe golat e tij të fundit në arenën evropiane.

Pasi e eliminoi Europan FC si lojtar, Dallku tani po synon ta eliminojë edhe si trajner. Ai është në krye të Dukagjinit prej vitit 2020 duke ia siguruar ekipit nga Klina për herë të parë daljen në garat e UEFA-s, pasi përfundoi i katërti edicionin e fundit në Superligën e Kosovës në futboll.

“Është hera e dytë që ndeshem me këtë kundërshtar. Në ndeshjen e parë e kemi deklasu këtë kundërshtar, sepse në Prishtinë e kemi pasur një rezultat të favorshëm. Tani shpresoj që të ndodh e njëjta si kur në herën e parë që kam qenë futbollist dhe tani si trajner që ta kalojmë raundin. Nuk diskutohet që do shumë mund dhe sakrificë, pasi që ka ndryshuar shumë futbollit nga atëherë dhe tani. Ky kundërshtar ndryshon rrjedhën nga kampionati dhe në Evropë, pasi bën shumë ndryshime duke marrë shumë lojtarë nga kategoria e dytë dhe tretë nga Spanja që të jetë më kompetitive në këtë gara”.

40-vjeçari ka pranuar se shorti është i favorshëm për Dukagjinin, por ka insistuar se kundërshtar të lehtë nuk ka në garat e tilla. Dukagjini është vendas në duelin e parë, ndërsa të kthimit do ta luajë në Gjibraltar. Europa FC dy herë ka luajtur në parakualifikime të Ligës së Evropës, ndërsa është paraqitur edhe në kualifikimet e Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Konferencës. Në dy edicionet e fundit, kjo skuadër është eliminuar në rundin e parë kualifikues të Ligës së Konferencës, ndërsa suksesin më të madh e ka arritjen në rundin e dytë kualifikues të Ligës së Evropës (2016/17 dhe 2020/21).

“Një kundërshtar i favorshëm, pasi ka pasur kundërshtarë shum më të fuqishëm. Mirëpo, kjo nuk duhet të na shpërqëndroj, pasi në këtë kompeticione nuk ka kundërshtarë të lehtë. Kjo është hera e parë për ne dhe do të mundohemi ta bëjmë më të mirën e mundshme, pasi kemi lojtarë që po luajnë për herë të parë në këto gara dhe ne po përgatitemi maksimalisht që të kalojmë këtë garë”.

Dukagjini ka disa që ditë që ka filluar përgatitjet për edicionin e ri, ndërsa pritet të kompletohet edhe me përforcime para debutimit evropian. Ndeshjen e parë kundër Europa FC, Dukagjini do ta luajë më 13 korrik, ndërsa të kthimit pas një jave. E në rast se e eliminon këtë skuadër, atëherë Dukagjini në rundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës do të përballet me Rijekën e Kroacisë. /Tëvë1/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Franca mposht Senegalin, Mbappe realizon dy gola

Franca mposht Senegalin, Mbappe realizon dy gola

Gjyqtarë nga Polonia në duelin Celje-Drita

Drita me kundërshtar nga Lituania në kualifikimet e Championsit

Mbappe i prinë Francës, Mane udhëheq Senegalin

Mbappe i prinë Francës, Mane udhëheq Senegalin

Milani zyrtarizon trajnerin Amorim

Milani zyrtarizon trajnerin Amorim

Sot fillon numërimi i votave jashtë vendit për zgjedhjet lokale

Elezi: Nesër përfundon numërimi i votave me postë, në mëngjes nis numërimi i votave me kusht

Prishtina shënon pjesëmarrje mbi 36% në votime deri në orën 17:00

LVV-ja siguron 53 ulëse në Kuvend, LDK-ja bie në 18 deputetë

Franca mposht Senegalin, Mbappe realizon dy gola

Franca mposht Senegalin, Mbappe realizon dy gola

Numërohen mbi 80% e votave me postë, këta janë 20 kandidatët e VV-së më të votuar

Numërohen mbi 80% e votave me postë, këta janë 20 kandidatët e VV-së më të votuar

Polici serb i arrestuar në Kosovë dyshohet për spiunazh për BIA-n, iu gjetën dokumente të IPA-s

Një person plagoset me mjet të mprehtë në Fushë Kosovë, policia jep detaje

Panairi i librit në Prishtinë nga nesër (e mërkurë) e deri më 21 qershor

Panairi i librit në Prishtinë nga nesër (e mërkurë) e deri më 21 qershor

Arifi: Ramush Haradinaj do të ishte presidenti më i mirë për Kosovën në këtë fazë

Arifi: Ramush Haradinaj do të ishte presidenti më i mirë për Kosovën në këtë fazë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën