TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Gjendje e rëndë nga vërshimet në Pejë, preken familjet dhe bizneset

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Vërshimet në Klinë, shtëpi e punëtori u dëmtuan

Dy viktima dhe dëme të mëdha materiale u shkaktuan nga vërshimet e ditës së shtunë në Pejë.Nënë e bir humben jetën tragjikisht nga shiu i madh, të cilët u varrosën të hënën.

Shiu i madh në Pejë ka lënë shumë dëme të mëdha materiale edhe në prona publike dhe atë ato private.

Familjet dhe bizneset e përmbytura nga uji janë në gjendje të rëndë.

Lagja më e prekur nga reshjet e mëdha të shiut në këtë komunë ka qenë “Asllan Qeshma”, në të cilën u dëmtuan shumë shtëpi e biznese.

Banorët dhe bizneset e kësaj lagje, të prekura nga vërshimet po kërkojnë nga organet përgjegjëse që sa më shpejtë të ndërmarrin hapa në këtë drejtim dhe t’i dalin në ndihmë.

Valentina Dreshaj Hajrizi, pronare e një biznesi thotë për KosovaPress se dëmet janë shumë të mëdha, pasi që kanë qenë të furnizuar me mall për festën e Kurban Bajramit.

Velentina po kërkon ndihmën e institucioneve përgjegjëse, pasi që nuk i ka shpëtuar asgjë nga malli.

Ajo shton se dëmet janë shumë të mëdha, por ende nuk e dinë vlerën.

“Dëmet i kemi shumë të mëdha, por ende nuk mundemi me ditë vlerën, sepse jemi furnizuar për Bajram. Për sot ende nuk është ardhur askush (prej institucioneve)…Dje kanë qenë nga komuna dhe ministritë…Kanë premtuar, por tash po presim… Ky është biznes që mbajmë familjen me të, dhe ne presim ndihmë, që sa më shpejtë institucionet të ndërmarrin diçka…sepse asgjë nuk ka shpëtuar”, thotë Hajrizi.

Se vërshimet kanë shkaktuar dëme të mëdha edhe në shtëpi, e thonë edhe banorët tjerë të kësaj lagje.

Banori, Niman Kurtaj, shprehet i zhgënjyer nga institucionet e shtetit që deri më tani nuk i kanë vizituar për t’iu ofruar ndihmë.

Mes tjerash, Kurtaj thotë se janë detyruar të qëndrojnë tek disa të afërmit, pasi sipas tij shtëpia e pabanueshme momentalisht.

Kurtaj thotë se deri më tani, vlera e dëmeve ka kapur vlerën mbi 60 mijë euro.

“Përmbi 60 mijë euro janë dëme, kam ble çdo gjë nga Gjermani, vetëm sistemi i ngrohjes që është dëmtuar është më së paku 25 mijë euro…Qysh e kam bërë hesap vlerën e kap 60 mijë euro…As nuk ka qenë askush me pyet a jemi gjallë, a jeni mbytë. Me pompa e gjenerator unë jam prej dje t’u nxjerr ujë. Uji më ka hy deri në dhomë të pritjes…Kërkojmë ndihmë, ku du mi marrë unë 60 mijë euro t’i blejë këto gjëra”, thotë ai.

Sipas tij, çdo gjë që ka qenë në katin e poshtëm të shtëpisë dhe është dëmtuar nga reshjet e mëdha të shiut.

“Gruaja është shkua tek të afërmit…As s’kemi rrymë as asgjë, të gjitha janë të dëmtuara (shtëpia është e pabanueshme)…Edhe dy muaj këtu s’mundet të hy askush, të gjitha janë të dëmtuara, pa i rregulkuar të gjitha, nuk kemi si të banojmë”, thotë mes tjerash Kurtaj.

Edhe banori, Muhamet Ahma derisa tregon për dëmet e shkaktuara, uron që kjo situatë të mos i ndodhë askujt më.

“Kanë qenë për vizitë këta të komunës, FSK ka qenë njëherë për ndihmë. Dëme ka nga frigoriferi e çdo gjë pothuajse qe ka qenë në podrum…Komuna premton çdokujt se do t’i ndihmojë, por sa ka me qenë nuk jemi në dijeni…Është e paparashikueshme me pa një ujë të madh si ka ndodhur këtu, por mos e përjetoftë askush këtë qe kemi përjetuar ne”, thotë Ahma.

Një grua 26 vjeçare dhe djali saj pesë vjeç vdiqën tragjikisht si pasojë e vërshimeve më 24 qershor.

Komuna e Pejës në nderime të viktimave ka shpallur ditën e hënë ditë zie. Ku me këtë vendim, të gjitha angazhimet institucionale të parapara për këtë ditë u pezulluan. /kp

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ahmeti: Liberalizimi i paanalizuar dhe rritja e çmimit të energjisë po dëmtojnë bizneset dhe qytetarët

Ahmeti: Liberalizimi i paanalizuar dhe rritja e çmimit të energjisë po dëmtojnë bizneset dhe qytetarët

Ushtarët e Gardës Kombëtare të Floridës patrullojnë në kufirin e Kosovës

Ushtarët e Gardës Kombëtare të Floridës patrullojnë në kufirin e Kosovës

LDK: Zgjedhja e presidentit vetëm me marrëveshje politike, përgjegjësia i takon partisë së parë

LDK: Zgjedhja e presidentit vetëm me marrëveshje politike, përgjegjësia i takon partisë së parë

Pratippati dhe Rizvanolli diskutojnë për zgjerimin e bashkëpunimit në energji dhe miniera

Pas takimit të G7-ës, Gjermania i kërkon Iranit të angazhohet në negociata serioze me SHBA-në

Ditari: 27.03.2026

Ditari: 27.03.2026

Dugolli: Të dhëna të pasakta për masakrën në Burgun e Dubravës të paraqitura në ekspozitë

Dugolli: Të dhëna të pasakta për masakrën në Burgun e Dubravës të paraqitura në ekspozitë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën