Presidentja e Hungarisë, Katalin Novak ka thënë se Hungaria ndihmon aty ku mundet, duke iu referuar lirimit të tre policëve të Kosovës të kidnapuar nga Serbia.
Novak ka thënë se lirimi i policëve është lëvizje e mirë drejt konsolidimit.
“#Hungaria ndihmon aty ku mundet. Përshëndes vendimin e mençur të Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq për të liruar 3 oficerët e policisë pas propozimit hungarez të bërë në konferencën tonë për shtyp pas Këshillit të Bashkëpunimit Strategjik Serbo-Hungarez javën e kaluar. Një lëvizje e mirë drejt konsolidimit”, ka shkruar Novak.