TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Festa e “Vidovdanit”, policia bllokon disa rrugë dhe merr masa shtesë që situata të kalojë pa incidente

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Festa e “Vidovdanit”, policia bllokon disa rrugë dhe merr masa shtesë që situata të kalojë pa incidente

Policia e Kosovës ka bërë të ditur që me rastin e festës së Kurban Bajramit që kremtohet nga besimtarët musliman dhe asaj të “Vidovdanit” që kremtohet nga komuniteti serb, do të ndërmarrë disa masa shtesë ditën e nesërme.

Policia bën të ditur se nesër me rastin e festës së “Vidovdanit”, kremtimi qendror i së cilës mbahet në Graçanicë, do të bllokohen disa rrugë.

“Festa e Vidovdanit mbahet në Graçanicë duke filluar nga ora (07:00), andaj do të ndërpritet përkohësisht qarkullimi i automjeteve në hyrje-daljet e komunës së Graçanicës, konkretisht në hyrje të fshatit Mramor dhe nga ana tjetër në hyrje të lagjes Veterrniku, ku automjetet do të riorientohen në rrugë alternative deri në përfundim të festës së Vidovdanit”, thuhet në njoftim.

PK po ashtu ka bërë të ditur se nesër do të ndërmirren masat e nevojshme planifikuese, koordinuese, preventive dhe operative në mënyrë që aktivitetet të zhvillohen në suaza normale, të rendit dhe qetësisë publike.

Referuar planifikimeve policore, menaxhmenti i lartë i PK-së kanë pritur në takim zyrtar partnerët ndërkombëtar, të cilët i kanë njoftuar lidhur me planifikimet dhe aktivitetet policore për ditën e nesërme, planifikime këto që kanë për qëllim krijimin e një ambienti të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët pa dallim.

“Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe autorizimeve të saj ligjore, zbatimin e Kushtetutës së RKS-së në funksion të garantimit të një mjedisi të qetë e të sigurt për të gjithë qytetarët. Njëkohësisht Policia fton qytetarët që të festojnë në mënyrë të qetë dhe kërkon mirëkuptim nga pjesëmarrësit në trafik me rastin e ndërprerjes së përkohshme të rrugëve apo korsive përgjatë kohës së festimeve, pasi sipas nevojës do t’i ridrejtojë automjetet në rrugë alternative për qarkullim dhe lëvizje pa pengesa”, thuhet tutje në komunikatë.

Komunikata e plotë:

Referuar zhvillimeve të nesërme, aktiviteteve që mund të realizohen për festimin e “Kurban Bajramit” në Republikën e Kosovës që fillon në orët e hershme të mëngjesit (05:00), si dhe “Vidovdanit” që fillon rreth orës (07:00), në po të njëjtën ditë, Policia e Kosovës, sipas detyrës zyrtare nesër më 28.06.2023, ka ndërmarr veprime planifikuese dhe operacionale për menaxhimin e situatës së sigurisë në vend.

Edhe këtë vit sikurse edhe vitet e kaluara me qëllim që situata të kalojë qetë dhe pa incidente, janë paraparë disa masa dhe objektiva strategjike për implementim gjatë ditës së nesërme, si:

• Parapërgatitja dhe ndërmarrja e masave të nevojshme planifikuese, koordinuese, preventive dhe operative në mënyrë që aktivitetet të zhvillohen në suaza normale, të rendit dhe qetësisë publike.

• Shtimi i masave të sigurisë për të garantuar rend, qetësi dhe siguri publike.

• Garantimi i lirisë së lëvizjes për të gjithë qytetarët.

• Kontrollimi dhe menaxhimi i rrjedhës së trafikut në të gjitha rrugët magjistrale, rajonale dhe ato lokale.

• Angazhimi i njësiteve policore për ri-orientim të trafikut në ato rrugë ku mund të ketë ndërprerje të përkohshme të rrugës apo të ndonjë korsie.

• Zbatimi i kompetencave dhe autorizimeve ligjore, përballë situatave të ndryshme dhe marrja e masave ndaj të gjithë shkelësve të ligjit, konform ligjeve të Republikës së Kosovës.

• Festa e Vidovdanit mbahet në Graçanicë duke filluar nga ora (07:00), andaj do të ndërpritet përkohësisht qarkullimi i automjeteve në hyrje-daljet e komunës së Graçanicës, konkretisht në hyrje të fshatit Mramor dhe nga ana tjetër në hyrje të lagjes Veterrniku, ku automjetet do të riorientohen në rrugë alternative deri në përfundim të festës së Vidovdanit.

Referuar planifikimeve policore, menaxhmenti i lartë i PK-së kanë pritur në takim zyrtarë partnerët ndërkombëtar, të cilët i kanë njoftuar lidhur me planifikimet dhe aktivitetet policore për ditën e nesërme, planifikime këto që kanë për qëllim krijimin e një ambienti të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët pa dallim.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe autorizimeve të saj ligjore, zbatimin e Kushtetutës së RKS-së në funksion të garantimit të një mjedisi të qetë e të sigurt për të gjithë qytetarët.

Njëkohësisht Policia fton qytetarët që të festojnë në mënyrë të qetë dhe kërkon mirëkuptim nga pjesëmarrësit në trafik me rastin e ndërprerjes së përkohshme të rrugëve apo korsive përgjatë kohës së festimeve, pasi sipas nevojës do ti ridrejtojë automjetet në rrugë alternative për qarkullim dhe lëvizje pa pengesa.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Hill: Nuk besoj e as s’kam dëgjuar që Thaçi të ketë urdhëruar aktivitete të paligjshme

Krejt çfarë deklaroi Hill për tri ditë në Hagë

Gashi i PDK-së: Procesi zgjedhor në Mitrovicë ka defekte serioze, duhet të shkojë prapë në votime

Gashi i PDK-së: Procesi zgjedhor në Mitrovicë ka defekte serioze, duhet të shkojë prapë në votime

Ushtari kosovar që u dërgua në Britani për t’i trajnuar ukrainasit mohon akuzat për sulm seksual

Ushtari kosovar që u dërgua në Britani për t’i trajnuar ukrainasit mohon akuzat për sulm seksual

Ka përfunduar procesi i numërimit në Mitrovicën e Jugut

Ka përfunduar procesi i numërimit në Mitrovicën e Jugut

Hill: Nuk besoj e as s’kam dëgjuar që Thaçi të ketë urdhëruar aktivitete të paligjshme

Krejt çfarë deklaroi Hill për tri ditë në Hagë

Hajdari e Korenica besojnë në vazhdimin e serisë pozitive

Hajdari e Korenica besojnë në vazhdimin e serisë pozitive

Kthehen Rrahmani e Muriqi, Kosova kompletohet

Kthehen Rrahmani e Muriqi, Kosova kompletohet

Gashi i PDK-së: Procesi zgjedhor në Mitrovicë ka defekte serioze, duhet të shkojë prapë në votime

Gashi i PDK-së: Procesi zgjedhor në Mitrovicë ka defekte serioze, duhet të shkojë prapë në votime

Ushtari kosovar që u dërgua në Britani për t’i trajnuar ukrainasit mohon akuzat për sulm seksual

Ushtari kosovar që u dërgua në Britani për t’i trajnuar ukrainasit mohon akuzat për sulm seksual

Ka përfunduar procesi i numërimit në Mitrovicën e Jugut

Ka përfunduar procesi i numërimit në Mitrovicën e Jugut

Shqipëria mbërrin në Andorrë

Shqipëria mbërrin në Andorrë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën