TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Tre policët e kidnapuar nga forcat serbe arrijnë në Kosovë

by TËVË 1
3 vjet ago
0
A A
Tre policët e kidnapuar nga forcat serbe arrijnë në Kosovë

Arrijnë në Kosovë tre zyrtarët policorë, të cilët u liruan në procedurë të rregullt  për mbrojtje në liri nga Gjykata e Kralevës.

Në pikën kufitare në Merdarë policët janë mirëpritur nga kolegët e tyre.

Rifat Zeka, Beqir Sefi e Mustafë Shemi, ishin arrestuar më 14 qershor, me pretendimin se kanë hyrë në territorin e Serbisë, e më pas kanë dalë para gjykatës më 16 qershor, ku ndaj tyre ishte caktuar masa e paraburgimit prej një muaji.

Ndërkohë ky rast, kishte rritur edhe më shumë tensionet mes Kosovës dhe Serbisë, ku liderët e shtetit të Kosovës dhe atyre ndërkombëtar kishin kërkuar lirim të menjëhershëm.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se Serbia duhet të mbajë përgjegjësi për kidnapimin e tre policëve kosovarë më 14 qershor, brenda territorit të Kosovës.

Ai përmes një postimi në Twitter ka thënë se edhe pse të gëzuar që policët do të kthehen tek familjet e tyre, rrëmbimi ishte shkelje e rëndë e të njeriut dhe duhet qortuar.

“Konfirmojmë se 3 policët e rrëmbyer janë liruar. Edhe pse jemi të gëzuar që ata kthehen në familjet e tyre, ky rrëmbim konsiston në një shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut dhe duhet qortuar. Agresioni serb duhet të mbajë përgjegjësi”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Gjithashtu, ditë më parë Kurti kishte prezantuar edhe fakte se ku po qëndronin policët në momentin kur u kidnapuan nga policia serbe, duke i publikuar disa fotografi.

Edhe ndërkombëtarët kanë kërkuar lirimin pa kusht të tre policëve. Departamenti amerikan Shtetit ka ripërsëritur thirrjen ndaj Serbisë që t’i lirojë menjëherë tre zyrtarët policorë kosovarë që po mbahen në Serbi./teve1.info/

Tags: kidnapimi i tre zyrtarëve policorëPolicia e KosovesSerbia
ShareTweet

Postime të ngjashme

Kos vjen në Prishtinë të enjten, të premten mban tri takime, me Kurtin flet para medieve

Kos vjen në Prishtinë të enjten, të premten mban tri takime, me Kurtin flet para medieve

Kamberi: Militarizmi i rajonit, një nga format e Serbisë që ka qëllim ikjen e shqiptarëve

Kamberi dhe dy deputetë të tjerë paraqesin rezolutë për dënimin e krimeve të kryera në Kosovë

Kurti bëri homazhe në Korishë: Krimet si këto, janë dëshmi e gjenocidit të Serbisë në Kosovë

Kurti bëri homazhe në Korishë: Krimet si këto, janë dëshmi e gjenocidit të Serbisë në Kosovë

Më 11 janar fillon fushata e partive politike

Top 10-shet e partive

“Nan” me pritshmëri të larta në skenën europiane, Alis performancë emocionuese në Eurovision Village

“Nan” me pritshmëri të larta në skenën europiane, Alis performancë emocionuese në Eurovision Village

GLPS: Votimi i presidentit pa kuorumin e nevojshëm është “shkelje flagrante” e Kushtetutës

Dy muaj angazhim, një vit pagë – 85 deputetë aplikojnë për pagën kalimtare në Kuvend

Çfarë po prodhon gjykimi në mungesë?

Gjykata në Prizren dënon Sead Halilajn me 15 vjet burgim për vrasjen e 30-vjeçares në vitin 2013

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën