Sulmuesi i Young Boysit, Kastriot Imeri, ka shënuar supergol për Zvicrën U21 në Kampionatin Evropian që po mbahet në Gjeorgji dhe Rumani.
Zvicra U21 është duke u mposhtur nga Italia U21 në kuadër të Grupit D.
Pjesa e parë u mbyll 3:0 në të mirë të italianëve. Por ishte Imeri ai që nisi rikthimin e madh.
Imeri me plasim të bukur të topit në minutën e 47-të, shënoi për 3:1. Zeki Amdouni e shënoi golin për 3:2 në minutën e 52-të.
https://twitter.com/FootColic/status/1673016057097846784