TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Në anijen e fundosur në Greqi ishin të paktën 350 pakistanez

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Në anijen e fundosur në Greqi ishin të paktën 350 pakistanez

Ministri i Brendshëm i Pakistanit, Rana Sanaulah Khan, më 23 qershor, tha se rreth 350 pakistanezë ishin në bordin e anijes për peshkim, e stërmbushur me emigrantë, e cila u fundos në Greqi, më 14 qershor.

Ministri Khan tha se shumë prej tyre janë të zhdukur dhe mund të kenë vdekur në një nga incidentet më vdekjeprurëse në Detin Mesdhe.

Khan u tha deputetëve në Parlament se rreth 700 emigrantë ishin në anije, kur ajo u fundos më 14 qershor.

Vetëm 104 persona, përfshirë 12 pakistanezë, u shpëtuan dhe 82 trupa u nxorën.

Khan theksoi drojën se shumë nga pakistanezët e zhdukur kanë vdekur.

“Deri më tani, 281 familje kanë kontaktuar me qeverinë duke thënë se djemtë ose të dashurit e tyre mund të kenë qenë në mesin e atyre që ishin në anije”, tha ai.

Aktualisht, zyrtarët po mbledhin mostra të ADN-së nga njerëzit që thonë se anëtarët e familjes së tyre ishin në anije, për të ndihmuar në identifikimin e trupave, raporton REL.

Gjithashtu, Qeveria nisi aksionin kundër trafikantëve të qenieve njerëzore që organizuan udhëtimin për pakistanezët, me një anije peshkimi, shumë prej të cilëve kërkonin punë në Evropë.

Policia deri më tani ka arrestuar së paku 17 të dyshuar në lidhje me këtë rast.

Zyrtarët thonë se viktimat u paguanin kontrabandistëve nga 5,000 deri në 8,000 dollarë për udhëtimin.

Shumë nga pakistanezët e zhdukur janë nga provinca lindore më e populluar e Punjabit dhe qytetet e largëta në Kashmir, nga rajoni i kontestuar në Himalaje, i ndarë midis Pakistanit dhe Indisë.

Pakistani po përjeton një nga krizat e tij më të rënda ekonomike, me inflacion deri në 45 për qind në muajt e fundit, ndërkaq shumë të rinj kanë rrezikuar rrugën e tyre drejt Evropës, për të gjetur punë më të mira.

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Akademia e Shkencave e Shqipërisë përkujton në ditën e lindjes akademikun Rexhep Qosja

​Akademia e Shkencave e Shqipërisë përkujton në ditën e lindjes akademikun Rexhep Qosja

Myslimanët shiitë shënojnë ditën e shenjtë të Ashuras

Myslimanët shiitë shënojnë ditën e shenjtë të Ashuras

Shqipëria priti mbi 1 milion vizitorë të huaj gjatë majit

Shqipëria priti mbi 1 milion vizitorë të huaj gjatë majit

Një person i vrarë nga sulmet izraelite me dron në Liban, pavarësisht armëpushimit në fuqi

Sulmi izraelit lë të vrarë tre persona në Liban pavarësisht një armëpushimi në fuqi

Auto Draft

UP rezervon vende për arbëreshët e Italisë, Zarës dhe shqiptarët nga Turqia

Vizitat në Hagë nga zyrtarët shtetërorë po shihen të pa nevojshme

Specialja: S’ka vendim të ri për aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

“Këndi i Debatit” 25.06.2026

“Këndi i Debatit” 25.06.2026

Mirëpritet vendimi i ShBA-së për zgjatjen e emergjencës kombëtare për Ballkanin Perëndimor

Mirëpritet vendimi i ShBA-së për zgjatjen e emergjencës kombëtare për Ballkanin Perëndimor

Tregtarët e duan tregun e ri, në lokacionin e të vjetrit 

Tregtarët e duan tregun e ri, në lokacionin e të vjetrit 

Vrasja me motiv hakmarrjeje: Kërkohet burgim i përjetshëm për të akuzuarit në rastin e Gllogjanit

Vrasja me motiv hakmarrjeje: Kërkohet burgim i përjetshëm për të akuzuarit në rastin e Gllogjanit

Selektori Yakin flet për Ardon Jasharin

Selektori Yakin flet për Ardon Jasharin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën