Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Aeroportin e Prishtinës bazuar në urdhërarrest që kishte nga gjykata.
Sipas njoftimit thuhet se i njëjti është dërguar për vuajtje të dënimit.
“Aeroporti i Prishtinës 21.06.2023 – 19:00. Bazuar në urdhëresën e Gjykatës është arrestuar i kërkuar mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar për vuajtje të dënimit”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së.