TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Hoti takohet me ekspertin amerikan: Në Kosovë nuk ka vend për një qeveri që sanksionohet nga aleatët euroatlantikë

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Hoti takohet me ekspertin amerikan: Në Kosovë nuk ka vend për një qeveri që sanksionohet nga aleatët euroatlantikë

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti njëherësh deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), është takuar me ekspertin amerikan, Edward P. Joseph.

Hoti në këtë takim i ka thënë ish-zëvendësshefit të misionit të OSBE-së në Kosovë se “në Kosovë nuk ka vend për një Qeveri që sanksionohet nga aleatët euroatlantikë” ngase sipas tij, Kosova ka relacione ekzistenciale me perëndimin, e jo vetëm diplomatike.“Takim dhe bisedë shumë miqësore dhe informuese me Edward P. Joseph nga SHBA, analist me përvojë të gjatë i politikës së jashtme dhe ekspert me përvojë për Ballkan.

Perspektiva e tij për zhvillimet aktuale në rajon është interesante”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Tutje ai ka thënë se Kosova gjithmonë ka zhvilluar dialog dhe është dakorduar me aleatët për hapat e nevojshëm, gjithmonë në funksion të integrimit euroatlantikë.

Sipas tij, Kosova ka bërë progres në të kaluarën vetëm për shkak se ka bërë politikë të mençur e të koordinuar me aleatët.

Ndër të tjera ai ka thënë se për dallim nga Serbia, Kosova nuk ka rrugë tjetër përveç integrimit euro-atlantik dhe as nuk dëshiron të ndjekë rrugë tjetër.

Ndryshe, më 30 maj, pas tensioneve në veri, ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, tha se Qeveria e Kosovës nuk është koordinuar me Shtetet e Bashkuara për veprimet e ndërmarra në veri dhe, për këtë arsye, ka pësuar pasojën e parë: “stërvitjet Defender Europe 2023 kanë marrë fund” për të.

Ndërsa Bashkimi Evropian ka njoftuar për masa të ndërmarra ndaj Kosovës, për shkak të tensioneve në veri.BE-ja ka thënë se ndaj Kosovës nuk janë vendosur sanksione apo masa kufizuese, për të cilat duhet të respektohet korniza dhe procedura e caktuar në BE, por vetëm masa dhe instrumente të përkohshme për të dëshmuar se BE-ja është serioze në përpjekjet e saj për t’i ulur tensionet.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano ka përsëritur se këto masa janë të përkohshme dhe se do të hiqen nga rendi i ditës kur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ndërmerr hapat që kërkohen nga ai për t’i ulur tensionet.

Ai ka thënë se disa nga këto masa nuk kanë qenë të lehta për BE-në që t’i miratojë, por janë ndërmarrë pasi, sipas tij “është parë se nuk ka hapa për shtensionim të situatës”./eo

ShareTweet

Postime të ngjashme

INSIG e Kosova e Re me miliona euro borxh për pagesa të policave të sigurimit

Rama: Nuk do të ketë tarifa për hyrjet në Prishtinë nëse Qeveria zhbllokon fondet për Unazën e Kryeqytetit

Dështon seanca e Apelit ndaj policit të akuzuar për aksidentin ku vdiq 26-vjeçarja

Aktakuzë ndaj një personi në Prizren për aksident me fatalitet

Katër persona rrahen mes vete për pronë në Klinë

Tre shtetas indianë hynë në Kosovës ilegalisht, arrestohen dy persona për trafikim me migrantë

Profesori amerikan tregon arsyet pse u takua me Thaçin në Hagë

Serwer: Vuçiq po pret mundësinë për të marrë veriun e Kosovës

INSIG e Kosova e Re me miliona euro borxh për pagesa të policave të sigurimit

Rama: Nuk do të ketë tarifa për hyrjet në Prishtinë nëse Qeveria zhbllokon fondet për Unazën e Kryeqytetit

Dështon seanca e Apelit ndaj policit të akuzuar për aksidentin ku vdiq 26-vjeçarja

Aktakuzë ndaj një personi në Prizren për aksident me fatalitet

Katër persona rrahen mes vete për pronë në Klinë

Tre shtetas indianë hynë në Kosovës ilegalisht, arrestohen dy persona për trafikim me migrantë

Shqipëria humbi 28 mijë e 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç

Shqipëria humbi 28 mijë e 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç

Si ta rregulloni klimën për të përdorur më pak energji elektrike, truke të thjeshta për të kursyer para

Si ta rregulloni klimën për të përdorur më pak energji elektrike, truke të thjeshta për të kursyer para

Dronët iranianë godasin aeroportin ndërkombëtar të Kuvajtit, ka të lënduar dhe dëme

Dronët iranianë godasin aeroportin ndërkombëtar të Kuvajtit, ka të lënduar dhe dëme

10 ushqimet më hidratuese

10 ushqimet më hidratuese

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën