TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Shefi i OKB-së ankohet për “financim të pamjaftueshëm” për ndihma humanitare

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së: Ndaloni menjëherë gjakderdhjen

Sekretari i përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres, kritikoi të mërkurën atë që ai e quajti “financim të pamjaftueshëm kronik” të ndihmave humanitare në mbarë globin, pavarësisht nevojave në rritje për ndihma të tilla.

“Financimi i pamjaftueshëm kronik dhe nivelet rekorde të nevojave humanitare po e çojnë sistemin deri në pikën e thyerjes” i tha Guterres Segmentit të Çështjeve Humanitare të Këshillit Ekonomik dhe Social të OKB-së.

Ai shtoi se deri më tani, kur ka kaluar gjysma e vitit, janë marrë vetëm rreth 20 për qind e fondeve të nevojshme për ndihma humanitare sipas Apelit Global Humanitar të OKB-së.

“Kjo po shkakton një krizë brenda krizës”, shtoi Guterres. “Pa një zgjidhje për krizën e financimit, shkurtimet e mëtejshme janë të pashmangshme”.

Të hënën, më 19 qershor, donatorët ndërkombëtarë premtuan afro 1.5 miliardë dollarë ndihmë për Sudanin, i cili është goditur nga një krizë e rëndë humanitare që ka bërë që rreth 2.2 milionë njerëz të shpërngulen nga shtëpitë e tyre.

Përpara konferencës, një kërkesë e OKB-së për 2.57 miliardë dollarë për ndihma humanitare për Sudanin këtë vit ishte financuar vetëm rreth 17 për qind, ndërsa kërkesa për afro 500 milionë dollarë për refugjatët që largoheshin nga vendi u financua vetëm 15 për qind.

Muajin e kaluar, dy agjenci të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) paralajmëruan edhe për rritje të krizës ushqimore, përfshirë rrezikun e vdekjes nga uria në Sudan, shkaku i luftës dhe në Haiti, Burkina Faso dhe Mali për shkak të kufizimeve në lëvizjen e njerëzve dhe mallrave. /REL

ShareTweet

Postime të ngjashme

Vriten burrë e grua brenda veturës në Lezhë

Vriten burrë e grua brenda veturës në Lezhë

Mbi 400 mijë raste kanceri në vit rrisin presionin mbi shëndetësinë në Mbretërinë e Bashkuar

Mbi 400 mijë raste kanceri në vit rrisin presionin mbi shëndetësinë në Mbretërinë e Bashkuar

I dyshuari për të shtënat në Shtëpinë e Bardhë tha se synonte zyrtarët e administratës Trump

I dyshuari për të shtënat në Shtëpinë e Bardhë tha se synonte zyrtarët e administratës Trump

Sulmet e reja izraelite në Gaza lënë të vrarë 4 persona, përfshirë një fëmijë

Sulmet e reja izraelite në Gaza lënë të vrarë 4 persona, përfshirë një fëmijë

​Mbërrin ChatGpt i ri, është më autonom për punë dhe detyra komplekse

​Mbërrin ChatGpt i ri, është më autonom për punë dhe detyra komplekse

Vriten burrë e grua brenda veturës në Lezhë

Vriten burrë e grua brenda veturës në Lezhë

Haradinaj përkujton daljen e parë publike të UÇK-së, vlerëson rolin e Drenocit në luftën çlirimtare

Haradinaj përkujton daljen e parë publike të UÇK-së, vlerëson rolin e Drenocit në luftën çlirimtare

Protestë në Besi për sigurinë rrugore, banorët kërkojnë rrethrrotullim

Protestë në Besi për sigurinë rrugore, banorët kërkojnë rrethrrotullim

Peticioni për Murat Jasharin për president mbledh mbi 1,200 nënshkrime

Peticioni për Murat Jasharin për president mbledh mbi 1,200 nënshkrime

“Iu bëj për mos me mujt me u çu në këmbë të juaja” – Peshkatari ilegal kërcënon rojtarët e Federatës së Peshkatarëve

“Iu bëj për mos me mujt me u çu në këmbë të juaja” – Peshkatari ilegal kërcënon rojtarët e Federatës së Peshkatarëve

Protesta, kritika, thirrje – Çfarë po ndodh me Ligjin e Punës?

IQP ndalon punimet 27 vendpunishte, 9 prej tyre në Prishtinë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën