TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Biden e quan liderin kinez diktator, Kina e cilëson si “provokim të hapur politik”

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
​Biden thotë se Rusia duhet të largohet nga G20

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, e ka quajtur presidentin e Kinës, Xi Jinping, diktator, gjatë pjesëmarrjes në një ngjarje për mbledhje të fondeve në Kaliforni.

Kjo deklaratë e presidentit amerikan vjen një ditë pasi sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, u takua me liderin kinez në Pekin për bisedime, që kishin për qëllim lehtësimin e tensioneve midis dy superfuqive të botës.

Xi tha se ishte bërë njëfarë progresi në Pekin, ndërsa Blinken shtoi se të dyja palët ishin të hapura për më shumë bisedime.

Ndaj kësaj deklarate ka reaguar zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme, Mao Ning, e cila i ka quajtur komentet e Bidenit “qesharake”.

“Deklaratat përkatëse nga pala amerikane janë jashtëzakonisht qesharake dhe të papërgjegjshme, ato cenojnë seriozisht faktet bazike, protokollin diplomatik dhe dinjitetin politik të Kinës. Ato janë një provokim i hapur politik”, tha Ning.

Biden, në mbledhjen e fondeve mbrëmjen e 20 qershorit, sipas kohës lokale, tha gjithashtu se Xi ishte vënë në siklet për incidentin e një balone spiunazhi kineze, që ishte rrëzuar nga SHBA-ja.

“Arsyeja pse Xi Jinping u mërzit shumë, për sa i përket kur e rrëzova atë balonë me dy kuti plot me pajisje spiunazhi brenda, ishte se ai nuk e dinte se [balona] ishte aty”, tha Biden.

“Ky është një siklet i madh për diktatorët. Kur ata nuk e dinë se çfarë ka ndodhur”, shtoi presidenti i SHBA-së.

Vizita e Blinkenit në Pekin – e para nga një diplomat i lartë amerikan në pothuajse pesë vjet – rinisi komunikimin e nivelit të lartë midis dy vendeve. Si Biden, ashtu edhe Xi e përshëndetën takimin si një zhvillim të mirëpritur. Por, Blinken e bëri të qartë se mbeten dallime të mëdha midis dy vendeve.

Uashingtoni dhe Pekini kanë pasur mosmarrëveshje prej kohësh për një sërë çështjesh, duke përfshirë tregtinë, të drejtat e njeriut dhe Tajvanin.

Por, marrëdhëniet janë përkeqësuar veçanërisht gjatë vitit të kaluar. Tani po që afrohen zgjedhjet në SHBA, tensionet me Kinën janë bërë një çështje politike. Disa senatorë republikanë e kanë kritikuar administratën e Bidenit se ka mbajtur qëndrim “të butë” ndaj Kinës. /REL

ShareTweet

Postime të ngjashme

Evropa në rrugë: Mbi 400 mijë francezë në protestë, përplasje me policinë në Belgjikë dhe mijëra demonstrues në Spanjë

Evropa në rrugë: Mbi 400 mijë francezë në protestë, përplasje me policinë në Belgjikë dhe mijëra demonstrues në Spanjë

Italia në protesta masive, përplasje me policinë në disa qytete, 371 persona të arrestuar

Italia në protesta masive, përplasje me policinë në disa qytete, 371 persona të arrestuar

Shpërndahen protestuesit, nis pastrimi i rrugëve të Tiranës

Shpërndahen protestuesit, nis pastrimi i rrugëve të Tiranës

Përshkallëzohet protesta në Tiranë, policët goditen me fishekzjarrë

Përshkallëzohet protesta në Tiranë, policët goditen me fishekzjarrë

Evropa në rrugë: Mbi 400 mijë francezë në protestë, përplasje me policinë në Belgjikë dhe mijëra demonstrues në Spanjë

Evropa në rrugë: Mbi 400 mijë francezë në protestë, përplasje me policinë në Belgjikë dhe mijëra demonstrues në Spanjë

Italia në protesta masive, përplasje me policinë në disa qytete, 371 persona të arrestuar

Italia në protesta masive, përplasje me policinë në disa qytete, 371 persona të arrestuar

Atletico fiton ndaj Deportivos, vendos goli i Alvarezit

Atletico fiton ndaj Deportivos, vendos goli i Alvarezit

Lazio fiton ndaj Parmës dhe rikthehet në krye

Lazio fiton ndaj Parmës dhe rikthehet në krye

Aksident në Pejë, përfshihen një veturë dhe një motoçikletë

Aksident në Jabllanicë të Vogël të Pejës, dy persona të lënduar, njëri transferohet në QKUK

KEK: Njësia B2 pritet të rikthehet në operim të hënën në mëngjes

KEK: Njësia B2 pritet të rikthehet në operim të hënën në mëngjes

Bora e turpëron Prishtinën në derbin kryeqytetas

Bora e turpëron Prishtinën në derbin kryeqytetas

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën