Policia e Kosovës ka njoftuar se i ka filluar hetimet për sulmin me koktej molotovi ndaj veturës së policisë në Leposaviq, ditë më parë, raporton teve1.info
Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka ndodhur më 15 qershor ndërsa është cilësuar si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.
“Leposaviq 15.06.2023-18:00. Në konsultim me prokurorin kujdestar, është iniciuar rasti i lartcekur pasi që me datë 15.06.2023 të dyshuar të panjohur kanë hedhur koktej molotovi në drejtim të veturës zyrtare të policisë. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në njoftimin 24-orësh.