Një grua në Malishevë ka raportuar në Polici se burri ka ushtruar dhunë psikike në vazhdimësi ndaj saj, raporton teve1.info
Sipas komunikatës për medie, gruaja për shkak të shqetësimeve është dërguar në strehimore, kurse burri është liruar në procedurë të rregullt.
“Malishevë 18.06.2023 – 12:35. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se, i dyshuari mashkull kosovar është duke ushtruar vazhdimisht dhunë psikike ndaj saj. Viktimës për shkak të shqetësimeve i është ofruar tretman mjekësor, dhe pastaj është dërguar në strehimore, ndërsa i dyshuari pasi është paraqitur në stacionin policor, është intervistuar dhe në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin policor.