Gjatë ditës së sotme është parashikuar të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se vranësirat gjatë ditës parashihen të sjellin reshje shiu.
Ndërsa, temperaturat minimale pritet të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin mes 16-19 gradë Celsius.
Të shtunen parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat gjatë ditës parashihen të sjellin reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-19 gradë Celsius”, thuhet në njoftimin e IHK-së./teve1.info/