Blerim Vela, shefi i kabinetit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e ka quajtur shtetin serb, republikë bananesh, raporton teve1.info
Përmes një cicërime në Twitter, Vela ka shkruar se mediet në Serbi e kanë portretizuar sulmin terrorist si shkak të rrëmbimit të policëve, derisa sipas tij, tani gjykata në Kralevë i akuzon ata për armëmbajtje pa leje.
“Serbia nën Vuçiqin është një republikë bananesh pa ligj. Mediat e regjimit të saj e kanë portretizuar gabimisht “sulmin terrorist” si shkak të rrëmbimit të policëve të Kosovës. Tani, gjykata në Kraljevë i akuzon ata për armëmbajtje pa leje. Vuçiq duhet të lirojë menjëherë oficerët!”, ka shkruar Vela.
Serbia under Vučić is a lawless banana republic. Its regime media falsely portrayed "terrorist attack" as the reason for abduction of the Kosovo Police officers. Now, the court in Kraljevo charges them for possessing weapons illegally. Vučić must release the officers immediately! pic.twitter.com/tbJ64on55R
— Blerim Vela (@Blerim_Vela) June 16, 2023