Tre policëve të Kosovës të kidnapuar në veri të vendit, departamenti special i Gjykatës së Lartë të Beogradit, ua ka kaluar lëndën në Gjykatën Themelore në Kralevë, raporton teve1.info
Lajmin e ka bërë të ditur avokati Arianit Koci përmes një statusi në Fcaebook, ku ka thënë se një lajm të tillë ia ka konfirmuar një nga avokatët e caktuar sipas detyrës zyrtare në Beograd.
Ai ka shkruar se një veprim i tillë e hap rrugën që me presion politik të lirohen tre policët.
“Prokuroria serbe ka vendosur që lëndën penale të tre policëve kosovarë të kidnapuar – t’a bartë prej departamentit special të Gjykatës së Lartë në Beograd, në Gjykatën Themelore në Kralevë.
Bartja e rastit në kompetencë të Gjykatës Themelore, do të thotë që policët tanë do të ngarkohen për vepra penale për të cilat janë paraparë dënimet më buta.
Kjo natyrisht, e hapë rrugën që më presion politik, pastaj eventualisht të lirohen.
P.s
Posa bisedova me njërin prej avokatëve në Beograd, të caktuar sipas detyrës zyrtare”, ka shkruar Koci.