Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Francës në Republikën e Kosovës, Olivier Guerot.
Haradinaj tha se më ambasadorin e ndanë shqetësimin e përbashkët për gjendjen e krijuar në veri të vendit.
“Folëm edhe për nevojën e deeskalimit të situatës dhe zbatimin sa më parë të Marrëveshjes së Ohrit.
Franca gjithnjë ka pasur një rol të rëndësishem në të gjitha fazat nëpër të cilat ka kaluar Kosova, sikundër që e ka edhe në situatën aktuale”, ka shkruar Haradinaj.