Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka njoftuar se sot ka zhvilluar një takim pune me ambasadorin gjerman në Kosovë, Jorn Rohde me të cilin ka biseduar për situatën në veri të Kosovës.
Haradinaj përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka thënë se gjatë takimit kanë diskutuar për mundësitë e daljes nga kjo gjendje dhe deeskalim të situatës ekzistuese, raporton teve1.info
Tutje, Haradinaj ka deklaruar se ka falënderuar ambasadorin gjerman për përkrahjen e vazhdueshme të Gjermanisë në të gjitha etapat.
“Një takim i mirë pune sot me ambasadorin gjerman, Jorn Rohde. Ambasadorin Rohde e falënderova për përkrahjen e vazhdueshme të Gjermanisë në të gjitha etapat, përkrahje që po vazhdon edhe tani, në sfidat me të cilat po përballet vendi ynë. Është shqetësim i yni i përbashkët për situatën e krijuar në vend, ndërsa biseduam për mundësitë e daljes nga kjo gjendje dhe deeskalim të situatës ekzistuese”, ka shkruar Haradinaj.