TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Memli Krasniqi e quan të paaftë Qeverinë Kurti

by Besarta Mehmeti
4 vjet ago
0
A A
Memli Krasniqi e quan të paaftë Qeverinë Kurti

“Ajo çfarë e karakterizon paaftësinë e kësaj qeverie, nuk është thjeshtë përformanca e dobët në realizimin e objektivave të saj. Karakteristika themelore e kësaj qeverie të paaftë, është kostoja që ajo ka prodhuar për qytetarët e Kosovës.”, ka thënë Krasniqi.

Më tej, lideri i PDK-së ka thënë se këto janë konstatime të bazuara në të dhëna reale, në kohë reale dhe në pasoja reale, që kanë shënuar fotografinë e qeverisjes nga marsi i 2021-ës deri në mars të 2022-ës.

“Si rezultat i kësaj paaftësie, Republika e Kosovës për një vit qeverisje të kryeministrit Kurti, nuk figuron as në hartën e investimeve strategjike, as në hartën e rëndësisë politike rajonale, e as në hartën e partneritetit të qëndrueshëm me partnerët dhe aleatët strategjik të Kosovës”, ka shtuar ai.

Madje, sipas Krasniqit, ka ndodhur krejt e kundërta, ku si pasojë e regresit dhe stagnimit që ka karakterizuar këtë vit të qeverisjes, qytetarët e Kosovës kanë filluar të mos shohin më as të ardhme e as në atdheun e tyre.

“Programi i qeverisë Kurti përgjithësisht ka qenë një lojë fjalësh. Aty ku nuk ka qenë lojë fjalësh, ka qenë kopje planesh. Aty ku nuk ka qenë kopje planesh, ka qenë nocione librash. Por program të qëndrueshëm që vendosë hapa konkret për zhvillim ekonomik, për rend dhe ligj, për punësim, për integrim e mirëqenie, nuk ka pasur.”, ka shtuar ai.

Sipas tij, ka vetëm disa elemente programore, të cilat në fakt, sot na shërbejnë më së miri për ta parë e për ta matur paaftësinë e kësaj qeverie në zbatimin e programit.

“ Ka premtuar themelim të Fondit për Sigurime Shëndetësore. Sot nuk është në agjendë. Në vend të kësaj mund të flasim vetëm për keqmenaxhimin e pandemisë, për shkurtimin e buxhetit për shëndetësi në kohë pandemie, për kontrata të dyshimta dhe për mungesë strategjie e vizioni për shëndetësi. Ka dështuar në ekonomi, ku sot numri i të papunëve është rritur shumë, numri i të papunëve, të rinjve e të rejave që kërkojnë largimin nga Kosova është rritur jashtëzakonisht shumë, çmimet janë rritur jashtëzakonisht shumë, ndërsa të vetmet që sjanë rritur janë prodhimi, eksporti dhe punësimi dhe pagat.”, ka thënë Kryetari i PDK-së.

Krasniqi ka përmendur edhe shifrat e frikshme të muajit dhjetor e janar, ku kshim rreth 100 mijë të rinj e të reja që prisnin vizën për tu larguar nga Kosova.

Krasniqi ka përmendur edhe dështimet e kësaj Qeverie në në depolitizim të institucioneve, realizimin e vetingut në drejtësi e prokurori, polici dhe inteligjencë, zbatimin e programit për banim të përballueshëm, themelimin e Fondit Sovran dhe Bankës Zhvillimore, ndërmarrjen e hapave konkret për caktimin e pagës minimale, rritjen flagrante të energjisl dhe çmimeve etj.

Sipas Kryetarit Krasniqi, Kryeministri Kurti ka ardhë në pushtet duke e shtruar politikën si ngjarje transformuese, a në fakt për një vit, jo vetëm që s’ka transformuar asgjë, por është konvertuar në një politikan procedural pa kurrfarë vizioni politik e shtet ndërtues.

Krasniqi ka numëruar edhe dështimin e Kurtit në procesin e dialogut i cili po rrezikon që që të realizoj Asociacionin e Komunave me shumicë serbe në Kosovë, ndërkaq e ka quajtur skandaloze politikën e jashtme./KSP/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Sekuestrohen mallra të padeklaruara me vlerë rreth 2 mijë euro në Vërmicë

Sekuestrohen mallra të padeklaruara me vlerë rreth 2 mijë euro në Vërmicë

Hamza fton qytetarët të bashkohen në protestë në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së në Tiranë

Hamza i shkruan letër Osmanit: Emëroni pa vonesë anëtarin e dytë të PDK-së në KQZ, mosveprimi është shkelje kushtetuese

GAP: Rritja e pagave nuk solli përmirësim në punën e kuvendeve komunale

GAP: Rritja e pagave nuk solli përmirësim në punën e kuvendeve komunale

Mehaj uron Shqipërinë për 17-vjetorin e anëtarësimit në NATO

Mehaj uron Shqipërinë për 17-vjetorin e anëtarësimit në NATO

Beteja për mandatet e rezervuara: Kush mori votat e kujt?

Kuvendi i Kosovës mblidhet nesër në seancë plenare me 16 pika në rend dite

Rrëzohet kërkesa e PD-së për shkarkim të presidentit Begaj

17 vjet nga anëtarësimi në NATO, Begaj: Shqipëria, aleate e palëkundur për paqen dhe sigurinë

Izraeli njofton nisjen e sulmeve “në shkallë të gjerë” në Teheran

Ofensiva SHBA-Izrael intensifikohet me shpërthime vdekjeprurëse në të gjithë Iranin

Sekuestrohen mallra të padeklaruara me vlerë rreth 2 mijë euro në Vërmicë

Sekuestrohen mallra të padeklaruara me vlerë rreth 2 mijë euro në Vërmicë

Hamza fton qytetarët të bashkohen në protestë në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së në Tiranë

Hamza i shkruan letër Osmanit: Emëroni pa vonesë anëtarin e dytë të PDK-së në KQZ, mosveprimi është shkelje kushtetuese

GAP: Rritja e pagave nuk solli përmirësim në punën e kuvendeve komunale

GAP: Rritja e pagave nuk solli përmirësim në punën e kuvendeve komunale

Mehaj uron Shqipërinë për 17-vjetorin e anëtarësimit në NATO

Mehaj uron Shqipërinë për 17-vjetorin e anëtarësimit në NATO

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën