Janë liruar Esat Muqolli dhe Dervish Maliqi, qytetarët e Kosovës të arrestuar dy ditë më parë në kufirin më Serbinë, në Merdarë, raporton teve1.info
Lajmin për teve1.info e ka konfirmuar vëllai i njërit nga të arrestuarit, Labinot Maliqi.
Ata ishin arrestuar gjatë kalimit në Serbi, derisa nuk ishin bërë të ditura arsyet e këtij ndalimi policor.
Sipas vëllait të Dervish Maliqi, Labinot Maliqi, të dy të arrestuarit si zakonisht janë nisur për çështje pune pasi bëjnë bartjen e veturave me defekte në kuadër të autoservisit “Labi Center”.