TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

KMDLNj-qytetarëve të Kosovës: Mos udhëtoni nëpër Serbi deri në qetësim të situatës

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Ministrja Hajdari dënohet me 700 Euro gjobë për mosdeklarim të pasurisë

Këshilli për Mbrojtjen, të Drejtat dhe Liritë e Njeriut (KMDLNj) u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të mos udhëtojnë nëpër Serbia, derisa të qetësohet situata në veri të Kosovës.

“Së paku tre qytetarë të Kosovës janë arrestuar në pikën kufitare në Merdare nga policia e Serbisë, pa e ditur arysen e arrestimit. Sipas mediave, një familjar paska deklaruar se janë arrestuar vetëm se janë shqiptarë dhe se nuk janë arrestuar nga policia kufitare por se qenkan arrestuar nga njësitë policore të ardhura nga Beogradi”.

“Nuk është dhe sigurisht nuk do të jetë hera e fundit që qytetarët e Kosovës janë arrestuar dhe do të arrestohen gjatë udhëtimit nëpër Serbi, si rrugë për shtete të tjera ku jetojnë dhe punojnë. Këto arrestime shpeshtohen gjatë kohës së pushimeve, verore dhe dimërore dhe festave kur ardhja e bashkatdhetarëve është më e madhe, KMDLNj –ë disa herë ka reaguar për këto arrestime duke bërë thirrje publike që mos të udhëtohet përmes Serbisë aq më parë që ka mundësi të tjera për udhëtim siç janë përmes Shqipërisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut”.

Tutje thuhet se “qytetarët shqiptarë nga Kosova që po arrestohen në Serbi, shumica e tyre mbahen disa muaj në arrest dhe pasi paguajnë një shumë të madhe të parave lirohen për ta vazhduar rrugën. Paratë ua marrin disa avokatë sekserë që flasin në emër të prokurorisë dhe gjykatave të Serbisë, të cilat, sipas sekserëve kërkojnë para për t’i liruar. Sidomos gjatë pushimeve, qytetarët e Kosovës përballen me shumë probleme gjatë udhëtimit nëpër Serbi duke filluar nga vjedhja e gjësendeve nga automobili, gjobat e larta dhe të shpifura nga policia serbe e deri te arrestimi i tyre”.

“Policët serbë dhe gjykatat e kanë të qartë se bashkatdhetarët tanë mund ta humbin vendin e punës në shtetet ku punojnë dhe jetojnë prandaj edhe paguajnë para për ta blerë lirimin ndonëse nuk kanë bërë asnjë vepër penale. Sipas informatave të KMDLNj-së, të arrestuarit në Merdare dërgohen në Burgun në Prokuple ku funksionon në mënyrë të përkryer skema e korrupsionit; avokatë, prokurori dhe gjykata. Të burgosurit shqiptarë kanë vizita të rregullta familjare që parashihen sipas rendit të entit mbajtës sikur që nuk kanë probleme me të dënuarit tjerë apo me stafin mbajtës”, thuhet në komunikatë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Konjufca priti ambasadorin australian në takim përshëndetës

Konjufca priti ambasadorin australian në takim përshëndetës

​Molliqaj: Veç në Kosovë opozita është më e pasur se pozita

​Molliqaj: Veç në Kosovë opozita është më e pasur se pozita

“Kastrioti Open 2026”, gara ndërkombëtare e paragladit që sjellë në Kosovë 28 shtete të botës

“Kastrioti Open 2026”, gara ndërkombëtare e paragladit që sjellë në Kosovë 28 shtete të botës

“A je me Radoiçiqin apo me Rashiqin?”, politikani serb publikon detaje te frikësimit të serbeve gjatë kalimit në Jarinje

“Ditari” 14.05.2026

“Ditari” 14.05.2026

​Molliqaj: Veç në Kosovë opozita është më e pasur se pozita

​Molliqaj: Veç në Kosovë opozita është më e pasur se pozita

“Kastrioti Open 2026”, gara ndërkombëtare e paragladit që sjellë në Kosovë 28 shtete të botës

“Kastrioti Open 2026”, gara ndërkombëtare e paragladit që sjellë në Kosovë 28 shtete të botës

PS dhe PD bashkojnë votat, miratohet rezoluta për integrimin e Shqipërisë në BE

PS dhe PD bashkojnë votat, miratohet rezoluta për integrimin e Shqipërisë në BE

Arrestohet drejtori i kompanisë “Onima”, Erkand Shabani

Arrestohet drejtori i kompanisë “Onima”, Erkand Shabani

Audienca fishkëllen performancën e Izraelit në gjysmëfinalen e Eurovisionit

Audienca fishkëllen performancën e Izraelit në gjysmëfinalen e Eurovisionit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën