Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se shkarkimi i kryeministrit dhe Qeverisë Kurti është urgjencë kombëtare.
Ai ja thënë se Kurti është i humbur në qeverisje dhe i pashpresë për ekonomi, arsim e shëndetësi.
“I zbuluar dhe i kapun në mashtrim. I humbur në qeverisje dhe i pashpresë për ekonomi, arsim e shëndetësi;
I zhytur në korrupsion dhe i kapun në hajni;
I pabesueshëm për aleatët euroatlantikë;
I kapun në pabesi dhe i dënuar prej tyre, Kurti po kërkon shpëtim te kriminelët në veri;
S’e shpëtojnë as ata, s’e ka drejtësi për të gjithë dhe ka për të pasur për popullin e shumëvuajtur të Kosovës edhe nga e keqja Kurti.
Prandaj shkarkimi i Kryeministrit dhe Qeverisë, është urgjencë kombëtare”, ka shkruar Haradinaj.