TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Millenkoviq akuzohet për sulmin ndaj zyrave të KQZ-së dhe ndaj KFOR-it

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Një pjesë e Policisë po tërhiqet nga veriu

Avokati i serbit të arrestuar në Mitrovicë të Veriut, Millun Millenkoviq, Nebojsha Vllajiq, tha se klientit të tij i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh dhe gjatë kësaj periudhe ai duhet të dalë para një gjykatësi.

Vllajiq i tha REL-it se Millenkoviq po akuzohet për sulmin e ndodhur në dhjetorin e kaluar ndaj zyrave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Mitrovicë të Veriut dhe për sulmin e 29 majit të këtij viti në Zveçan, kur protestuesit serbë u përleshën me ushtarët e misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR.

Sipas avokatit, ndaj Millenkoviqit rëndojnë tri vepra penale: terrorizëm, ndryshimi i rendit kushtetues përmes dhunës dhe rrezikim të personit nën mbrojtje ndërkombëtare.

Millenkoviq u arrestua më 13 qershor në një floktari në Mitrovicë të Veriut nga njësitë speciale të Policisë së Kosovës. Arrestimi i tij u dënua nga zyrtarët në Beograd dhe nxiti qytetarët serbë që të mblidheshin në Mitrovicë të Veriut, por pas disa orësh, pa asnjë incident të raportuar, qytetarët e mbledhur u shpërndan.

Sipas ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës, Millenkoviq ishte një prej organizatorëve të sulmeve ndaj pjesëtarëve të KFOR-it në Zveçan më 29 maj.

“Policia e Kosovës sot ka arrestuar Millun Millenkoviq- Llune, një nga udhëheqësit e formacionit kriminal ‘Mbrojtja Civile’ dhe prijësin e bandave kriminale që ndër vite kanë terrorizuar qytetarët tanë, kanë sulmuar pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe institucionet e Republikës së Kosovës”, shkroi Sveçla në Facebook.

Rasti tjetër për të cilin dyshohet Millenkoviq ka ndodhur më 6 dhjetor 2022. Atëbotë, në zyrat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Mitrovicë të Veriut ishin hedhur dy mjete shpërthyese, por vetëm njëra prej tyre shpërtheu.

Zyrtarët zgjedhorë po organizonin mbajtjen e zgjedhjeve lokale në veri të Kosovës, pas tërheqjes së kryetarëve komunalë në katër komunat në veri – që të gjithë nga partia më e madhe në Kosovë e serbëve, Lista Serbe – si shenjë pakënaqësie me një vendim të Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave me targa serbe në ato RKS- Republika e Kosovës.

Por, pas rritjes së tensioneve në veriun e banuar me shumicë serbe, votimet u shtyn për 23 prill të vitit 2023 .

Për shkak të sulmit ndaj zyrave të KQZ-së, ish-pjesëtari i Policisë së Kosovës, Dejan Pantiq, u arrestua më 9 dhjetor në pikën kufitare të Jarinjës – që lidh Kosovën dhe Serbinë – arrestimi i të cilit rriti tensionet në veri të Kosovës, me serbët lokalë që ngritën barrikada.

Barrikadat u hoqën më 29 dhjetor, pas ndryshimit të masës së sigurisë së Pantiqit nga paraburgim në arrest shtëpiak.

Arrestimi i Millenkoviqit vjen në kohën kur në veri të Kosovës tensionet janë të rritura. Më 26 prill, serbët lokalë kundërshtuan hyrjen në ndërtesat komunale të kryetarëve të rinj shqiptarë, të cilët hynë në ndërtesa me asistimin e Policisë së Kosovës.

Tensionet kulmuan më 29 maj, kur në Zveçan grupe të maskuara të serbëve lënduan 30 ushtarë të KFOR-it, tre prej tyre me armë zjarri.

ShareTweet

Postime të ngjashme

REL: Emri i shefit të ri të Zyrës ruse në Kosovë figuron në një databazë që e lidh me inteligjencën ruse

REL: Emri i shefit të ri të Zyrës ruse në Kosovë figuron në një databazë që e lidh me inteligjencën ruse

Haxhiu vlerëson mbështetjen e Kroacisë

Haxhiu vlerëson mbështetjen e Kroacisë

Nënshkruhen dy marrëveshje në vlerë 96 milionë euro me Bankën Botërore

Nënshkruhen dy marrëveshje në vlerë 96 milionë euro me Bankën Botërore

Mbi një mijë e 200 qytetarë serbë janë pajisur me patentë shoferë të Kosovës

Arrestohen katër të dyshuar për dallavere me patentë shoferë

REL: Emri i shefit të ri të Zyrës ruse në Kosovë figuron në një databazë që e lidh me inteligjencën ruse

REL: Emri i shefit të ri të Zyrës ruse në Kosovë figuron në një databazë që e lidh me inteligjencën ruse

Irani mohon sulmin mbi bazën Diego Garcia, e quan “sulm të rremë izraelit”

Irani mohon sulmin mbi bazën Diego Garcia, e quan “sulm të rremë izraelit”

Forcat izraelite vazhdojnë bastisjet në Bregun Perëndimor, një person i plagosur

Përshkallëzohen sulmet e kolonëve izraelitë në Bregun Perëndimor

Partia në pushtet në Slloveni fiton ngushtë zgjedhjet parlamentare

Partia në pushtet në Slloveni fiton ngushtë zgjedhjet parlamentare

Aeroporti izraelit Ben Gurion evakuohet pas sulmit me raketa nga Irani

Aeroporti izraelit Ben Gurion evakuohet pas sulmit me raketa nga Irani

Haxhiu vlerëson mbështetjen e Kroacisë

Haxhiu vlerëson mbështetjen e Kroacisë

Nënshkruhen dy marrëveshje në vlerë 96 milionë euro me Bankën Botërore

Nënshkruhen dy marrëveshje në vlerë 96 milionë euro me Bankën Botërore

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën