TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

BEI: Energjia e erës detare në rajonin e Detit të Zi e rëndësishme për demokracinë e BE-së

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
BEI: Energjia e erës detare në rajonin e Detit të Zi e rëndësishme për demokracinë e BE-së

Nënkryetarja e Bankës Evropiane të Investimeve (BEI), Lilyana Pavlova, vuri në dukje të martën se energjia e erës në det të hapur në rajonin e Detit të Zi është e rëndësishme për autonominë dhe demokracinë e të gjithë Evropës.

Pavlova mori pjesë në ceremoninë e hapjes së një tryeze të rrumbullakët me titull “Koalicioni i Energjisë së Rinovueshme të Detit të Zi: një Partneritet Strategjik për Energjinë dhe Sigurinë Klimatike” gjatë së cilës u krijua Koalicioni i Energjisë së Rinovueshme të Detit të Zi.

Veprimtaria u organizua nga Qendra për Studimin e Demokracisë (QSD) në Sofje.

Kompanitë duan stabilitet politik përpara se të investojnë në një rajon, tha drejtori i Programit të Energjisë dhe Klimes në QSD, Martin Vladimirov.

“Zhbllokimi i potencialit për energjinë e erës në det të hapur në Detin e Zi nuk është vetëm një rekomandim, por një kusht i detyrueshëm i planit të projektit të energjisë 2030”, tha Pavlova.

Sipas saj, metodat alternative të prodhimit të energjisë dhe dekarbonizimit janë e ardhmja jo vetëm e Europës por e botës. “Gjithsej 20 miliardë euro janë shpenzuar vitin e kaluar për projektet e energjisë së gjelbër, 30 miliardë euro do të shpenzohen këtë vit. Ka tendencë që BEI të rrisë sasinë e investimeve në Evropë”, shtoi ajo.

“Ne besojmë se financimi ynë do të zhvillojë energjinë e gjelbër, veçanërisht në këto kohë krize financiare. Më vjen mirë që Bullgaria dhe Rumania po ecin në këtë drejtim dhe shpresoj se së bashku do të bëjmë hapat e duhur për të realizuar projektet”, tha nënkryetarja e BEI.

“Si përfaqësues i qeverisë gjermane, mund të garantoj se për aq sa varet nga ne, do të mbështesim çdo investim në drejtim të energjisë së gjelbër në rajon”, premtoi shefi i departamentit ekonomik të ambasadës gjermane në Bullgari, Moritz Seiler.

“Duhet të punojmë si ekip dhe të përfitojmë nga përvoja tashmë të zbatuara nga organizatat e tjera evropiane të energjisë së erës, siç është Instituti Mbretëror Belg, për të shkëmbyer përvoja, informacion dhe për të mësuar metodologjinë, sepse koha është e limituar”, theksoi Cristina Simioli, Menaxhere e Programit të Energjisë Detare dhe Natyrës në organizatën “Reneëables Grid Initiative” dhe koordinatore e Koalicionit “OCEAN”.

“Ka një potencial të madh për projektet e energjisë së erës jo vetëm në Detin e Zi, por edhe në detin Egje dhe Kaspik,” theksoi nënkryetari i Federatës së Energjisë në Detin e Zi të Turqisë, Veli Bilgihan Yasacan.

“Ne jemi të gatshëm të ndajmë përfitimet dhe kostot e një projekti të përbashkët me Bullgarinë,” deklaroi Drejtori i Divizionit të Tregut të Energjisë në operatorin rumun të sistemit të transmetimit, Transelectica, George Visan.”

“Që nga viti 2019 kemi ekzistuar si organizatë, e cila sot ka më shumë se 50 përfaqësi. Nga pozita e përvojës sime mund të them me vendosmëri se të ardhurat nga energjia e erës detare janë më të ulëta, gjë që është një problem për investitorët,” shpjegoi nënkryetari i Shoqatës së Energjisë së Erës, Liviu Gavrila. Megjithatë, ai shprehu besimin se era detare do të bëhet realitet në Detin e Zi sepse është një domosdoshmëri.

“Era ka potencial të madh, por të mos harrojmë që këto zona janë zona peshkimi, të mos harrojmë shpendët shtegtarë dhe të gjitha detajet që do të ndikojnë në projekte të tilla. Të mos luftojmë kundër klimës, le të arrijmë të përshtatemi me të, por pa dëmtuar ekosistemin e këtyre rajoneve”, tha Assoc. Prof Nikolai Valçev, drejtor i Institutit të Oqeanologjisë në Akademinë Bullgare të Shkencave./KP

ShareTweet

Postime të ngjashme

Takimi SHBA-Iran në Oman përfundon pa marrëveshje, por palët ‘lënë hapur’ derën e dialogut

Takimi SHBA-Iran në Oman përfundon pa marrëveshje, por palët ‘lënë hapur’ derën e dialogut

Norvegjia hap hetim ndaj ish-kryeministrit Jagland për lidhjet me Epstein

Norvegjia hap hetim ndaj ish-kryeministrit Jagland për lidhjet me Epstein

Zëvendëskryeministri shqiptar në RMV: Mbështesim kërkesën që provimi i Jurisprudencës të zhvillohet edhe në gjuhën shqipe

Zëvendëskryeministri shqiptar në RMV: Mbështesim kërkesën që provimi i Jurisprudencës të zhvillohet edhe në gjuhën shqipe

Kandiq: E domosdoshme marrja në pyetje e Vuçiqit për rastin “Sarajevo Safari”

Kandiq: E domosdoshme marrja në pyetje e Vuçiqit për rastin “Sarajevo Safari”

Osmani takon kryeministren e Guinesë Ekuatoriale: Përkushtohemi për të punuar me partnerë anembanë globit

A po bën Vjosa Osmani fushatë për një mandat të dytë si presidente?

Zgjedhjet parlamentare: Përfundon procesi i votimit në 25 përfaqësi diplomatike, votuan 81.29%

Apeli konfirmon vendimin e Themelores, lë në paraburgim 8 të dyshuar për manipulim me vota në Prizren

Arrestimi i ish-pjesëtarit të UÇK-së në Serbi, Koci: Iu gjet kartela e veteranit

Arrestimi i ish-pjesëtarit të UÇK-së në Serbi, Koci: Iu gjet kartela e veteranit

Revoltë simbolike kundër çmimeve të larta të energjisë

Revoltë simbolike kundër çmimeve të larta të energjisë

“Clark na tha ‘nuk e urreni Millosheviqin më shumë se unë’ – U nisëm me armë” – Prapaskenat e Rambujesë

“Clark na tha ‘nuk e urreni Millosheviqin më shumë se unë’ – U nisëm me armë” – Prapaskenat e Rambujesë

Legjenda e Manchester United përzgjedh dy transferimet më të suksesshme, njëri ndër ta Granit Xhaka

Xhaka flet për vendimin për t’u kthyer në Angli: “Njerëzit kanë qeshur me mua”

Dy muaj pas zgjedhjeve, buxheti i Prishtinës miratohet pa mbështetjen e LVV-së

Dy muaj pas zgjedhjeve, buxheti i Prishtinës miratohet pa mbështetjen e LVV-së

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën