TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kurti: Numri i grave në institucione duhet të rritet

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Kurti: Ekstremistët e dhunshëm në veri të arrestohen, pastaj zgjedhje të parakohshme

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Qeveria që ai e drejton, synon rritjen e numrit të pjesëmarrjes së grave në institucionet e sigurisë dhe në institucione tjera.

Në konferencën e dytë vjetore me titull “Nuk ka paqe pa gra”, Kurti ka deklaruar se 24 vjet pas luftës, Kosova ka arritur të bëhet shteti më demokratik i Ballkanit Perëndimor.

Duke përmendur ndërhyrjen e NATO-s 24 vjet më parë, Kurti tha se këtë çlirim më së miri e kanë përjetuar gratë.

“Kosova ka qenë dhe vazhdon të jetë histori suksesi i NATO-s. Rasti i Kosovës dëshmoi se sa efikas mund të ishte bashkëpunimi ndërmjet vendeve të NATO-s në mbrojtjen dhe promovimin e paqes. Në këtë përvojë të suksesshme në Kosovë në fund të shekullit 20, NATO nuk do të luante një rol kaq të rëndësishëm dhe efikas bashkimin e aleatëve kundër agresionit rus në Ukrainë. Kosova është histori suksesi jo vetëm në aspektin afatshkurtër por edhe afatgjatë. 24 vjet më vonë, Kosova ka arritur të bëhet shteti më demokratik i Ballkanit Perëndimor, madje një shtet që synon t’i bashkohet kësaj aleance e cila e ka çliruar një qerek shekulli më parë”.

“Nuk ka paqe pa gra sepse paqja pikërisht paqja vjen pas çlirimit dhe gratë e dinë më së miri çlirimin nga shtypja, nga dominimi etj. Në këtë rrugëtim të popullit tonë , gratë dhe vajzat luajnë rol të madh. Aktualisht ato përbëjnë 14 për qind të punonjësve të bujqësisë së Kosovës, duke përfshirë 1038 me uniformë dhe 286 staf civil. Ndërsa në Forcën e Sigurisë së Kosovës, gratë përbëjnë 9.75 për qind të punonjësve. Qeveria jonë po bën përpjekje për të rritur pjesëmarrjen e grave dhe vajzave në institucionet e sigurisë”, u shpreh Kurti, raporton EO.

Moriko Hori, Presidente e Federatës Ndërkombëtare të Grave për Paqen Botërore, përmendi një histori personale. Si 12 vjeçare, Hori përmendi luftën në Kore të Jugut dhe përjetimet e saj personale.

“Është me rëndësi sot që ta njohim rëndësinë që e kanë gratë për sigurinë në rajon. Gratë kanë qenë agjente të paqes, kanë qenë shumë të rëndësishme në promovimin e paqes në raste armiqësore. Unë jam japoneze por kur kam qenë 12 vjeçare kam jetuar në Korenë e Jugut dhe atë kohë, ka qenë luftë me shtetin japonez për ndarjen e dy Koreve”.

“Si një 12 vjeçare ka qenë një përvojë shokuese, regjimi ka zbatuar disa udhërrëfyes në arsim që i bënin që ti urrenin japonezët dhe çdo ditë më urrenin sepse isha japoneze dhe arsimtarët kërkonin nga unë që të kërkoja falje për regjimin japonez”, tha ajo.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Tre personave u zihet prita nga një person i armatosur, u kërkohen para

Tre personave u zihet prita nga një person i armatosur, u kërkohen para

Zhduket një vajzë në Malishevë

​Dy të mitur raportohen të zhdukur në Prizren, policia nis hetimet

Kamberi: Diskursi i Vuçiqit nuk dallon nga ai i Millosheviqit

Kamberi: Diskursi i Vuçiqit nuk dallon nga ai i Millosheviqit

Sulmohet me gurë treni i linjës Prishtinë-Pejë, thyhet një xham

Anulohet qarkullimi i trenave me numër 760 dhe 4201 pas aksidentit me fatalitet

Tre personave u zihet prita nga një person i armatosur, u kërkohen para

Tre personave u zihet prita nga një person i armatosur, u kërkohen para

Zhduket një vajzë në Malishevë

​Dy të mitur raportohen të zhdukur në Prizren, policia nis hetimet

Kamberi: Diskursi i Vuçiqit nuk dallon nga ai i Millosheviqit

Kamberi: Diskursi i Vuçiqit nuk dallon nga ai i Millosheviqit

Sulmohet me gurë treni i linjës Prishtinë-Pejë, thyhet një xham

Anulohet qarkullimi i trenave me numër 760 dhe 4201 pas aksidentit me fatalitet

Kusari-Lila: Kosova, me malet dhe bukuritë e saj natyrore, ka hyrë në itineraret e vizitorëve evropianë

Kusari-Lila: Kosova, me malet dhe bukuritë e saj natyrore, ka hyrë në itineraret e vizitorëve evropianë

Trump thotë se i ka kërkuar Netanyahut të mos i shënjestrojë fushat e naftës dhe gazit të Iranit

​Bisedimet e reja me Iranin nisin sot, thotë Trump

Një person i del trenit përpara, makinisti arriti ta ndalë me kohë trenin

Treni godet për vdekje një grua në Pejë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën