TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Prokuroria kërkon nga Apeli rigjykim për rastin “Stenta 1”, mbrojtja vërtetim të aktgjykimit lirues

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Prokuroria kërkon nga Apeli rigjykim për rastin “Stenta 1”, mbrojtja vërtetim të aktgjykimit lirues

Të hënën, në rastin e njohur si “Stenta 1” Gjykata e Apelit ka shqyrtuar ankesën e Prokurorisë Speciale dhe përgjigjet e mbrojtjes në këtë ankesë.

Ndryshe, me 1 gusht 2022 Gjykata Themelore në Prishtinë kishte shpallur aktgjykim lirues për Ferid Aganin, ish-ministër i Shëndetësisë dhe Gani Shabanin, ish-sekretar i kësaj ministrie, të akuzuar për korrupsion në rastin e njohur si “Stenta 1”, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Sipas gjykatëses referuese Afërdita Bytyqi, Prokuroria Speciale ka ushtruar ankesë mbi të gjitha bazat ankimore ndaj këtij aktgjykimi.

Ndërkaq, Prokuroria e Apelit përmes parashtresës ka propozuar që ankesa e PSRK-së të aprovohet si e bazuar dhe lënda të kthehet në shkallën e parë në rigjykim.

Në anën tjetër, përgjigje në ankesë kanë parashtruar mbrojtësit e të akuzuarit Agani dhe Shabani, avokatët Adem Vokshi dhe Skender Musa.

Të njëjtit, përmes përgjigjes në këtë ankesë kanë propozuar që ankesa e PSRK të hudhet si e pabazuar dhe të vërtetohet aktgjykimi i shkallës së parë.

Avokati Vokshi, ndër të tjera tha se pohimi i PSRK-së, se të akuzuarit në bashkëkryerje kanë kryer vepër penale ka qenë vetëm një dyshim i cili nuk ka mbështetje me asnjë provë relevante të besueshme të administruar nga ana e gjykatës së shkallës së parë në rigjykim.

Sipas tij, njëra ekspertizë ka vërtetuar se nuk ka asnjë shkelje procedurale as ligjore nga ana e të akuzuarve në rastin e aplikimit të shpërndarjes së mjeteve për subvencione.

Kurse, për ekspertizën financiare avokati Vokshi tha se ka vërtetuar se asnjë centë nuk është shpërdor më veprimet e të akuzuarit.

Po ashtu, i njëjti tha se ankesa e Prokurorisë përfshinë periudhën e cila nuk i përket kohës kur Ferid Agani ka qenë Ministër i Shëndetësisë.

“Përfshin periudhën deri në vitin 2015, ndërsa Ferid Agani ka qenë Ministër i Shëndetësisë deri me 09. 12. 2014, dmth 13 muaj më shumë akuzohet për kohën kur nuk ka qenë ministër në këtë kohë”, ka shtuar tutje avokati Vokshi./Betimi për Drejtësi/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Flamuri i Kosovës ngrihet në Kajro nga Federata e Peshkimit në garat ndërkombëtare

Flamuri i Kosovës ngrihet në Kajro nga Federata e Peshkimit në garat ndërkombëtare

Familja e Rexhep Qosjës: S’marrim pjesë në organizime institucionale, na mundësoni të mbajmë zi në qetësi

Familja e Rexhep Qosjës: S’marrim pjesë në organizime institucionale, na mundësoni të mbajmë zi në qetësi

Një javë nga rasti në Malishevë ku humbën jetën tre persona, krejt çka dihet deri më tani

Një javë nga rasti në Malishevë ku humbën jetën tre persona, krejt çka dihet deri më tani

Kuvendi i Kosovës mban një minutë heshtje në nderim të akademikut Rexhep Qosja

Kuvendi i Kosovës mban një minutë heshtje në nderim të akademikut Rexhep Qosja

Izraeli vret gazetaren libaneze, Amar Khalil

Izraeli vret gazetaren libaneze, Amar Khalil

Flamuri i Kosovës ngrihet në Kajro nga Federata e Peshkimit në garat ndërkombëtare

Flamuri i Kosovës ngrihet në Kajro nga Federata e Peshkimit në garat ndërkombëtare

Trepça kërkon fitore ndaj Pejës në “Minatori”

Trepça kërkon fitore ndaj Pejës në “Minatori”

Familja e Rexhep Qosjës: S’marrim pjesë në organizime institucionale, na mundësoni të mbajmë zi në qetësi

Familja e Rexhep Qosjës: S’marrim pjesë në organizime institucionale, na mundësoni të mbajmë zi në qetësi

Zelensky thotë se Ukraina nënshkroi marrëveshje sigurie për dronë me shtetet e Gjirit

Zelensky thotë se Ukraina nënshkroi marrëveshje sigurie për dronë me shtetet e Gjirit

Një javë nga rasti në Malishevë ku humbën jetën tre persona, krejt çka dihet deri më tani

Një javë nga rasti në Malishevë ku humbën jetën tre persona, krejt çka dihet deri më tani

Superliga me duele interesante, derbi me reflektorë

Superliga me duele interesante, derbi me reflektorë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën