TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Lajçak për rezultatet e vizitës në Prishtinë e Beograd: Shpresuam më shumë

by TËVË 1
3 vjet ago
0
A A
Lajçak para takimit Kurti-Vuçiq: Propozimi evropian është “lëre ose merre”

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka shkruar për viziten e tij në Prishtinë në kohën kur veriu i Kosovës po përballej me tensionim të situatës.

Lajçak për vizitën në Prishtinë e Beograd thotë se ka shpresuar më shumë. Por që, për gjithçka thotë se do t’iu raportojë vendeve të Bashkimit Evropian.

“Pas disa ditësh në rrugë jam kthyer në Brukselin me diell. Këtë javë, vizitova Prishtinën dhe Beogradin së bashku me Zëvendës Ndihmës Sekretarin e SHBA-së dhe të dërguarin e Ballkanit Perëndimor Gabriel Escobar. Udhëtuam në rajon me qëllim që të adresojmë situatën e tensionuar në veri të Kosovës të cilën e kemi parë të gjithë gjatë javës së fundit dhe të eksplorojmë potencialin për një zgjidhje politike”, ka shkruar fillimisht Lajçak.

Më pas ka shkruar për takimet që i ka zhvilluar në Prishtinë, me përfaqësuesit institucionalë dhe ata të opozitës.

“Në Kosovë u takuam me lidershipin më të lartë duke përfshirë presidentin Osmani, kryeministrin Kurti dhe zëvendëskryeministrin e parë Bislimi. Diskutimi ynë ishte i gjatë. Ne përcollëm shqetësimet tona për situatën në veri dhe theksuam nevojën për deeskalim të menjëhershëm. Ne ripërsëritëm atë që BE-ja dhe SHBA-ja kanë kërkuar nga palët të bëjnë kur bëjnë thirrje për një zgjidhje politike: deeskalim të menjëhershëm, zgjedhje të parakohshme me pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës dhe kthim në Dialog për normalizim”.

“Ne kontaktuam edhe liderët e opozitës shqiptare të Kosovës, duke shpjeguar pasojat e krizës aktuale dhe dëmin që ajo shkakton në reputacionin ndërkombëtar të Kosovës. Ne u kërkuam atyre mbështetjen e tyre për një zgjidhje politike për të zbutur tensionet”.

Po ashtu, raporton edhe për takimin që e ka pasur me Listën Serbe, duke thënë se janë përfaqësuesit e palës së prekur.

“Pasi që asnjë zgjidhje nuk mund të arrihet pa përfshirë popullatën e prekur, DAS Escobar dhe unë u takuam me përfaqësuesit e Listës Serbe dhe të shoqërisë civile, për të dëgjuar prej tyre dhe për të shpjeguar pse është e rëndësishme që serbët e Kosovës të marrin pjesë në zgjedhjet e reja”./teve1.info/

 

Tags: beogradMiroslav LajçakPrishtine
ShareTweet

Postime të ngjashme

Kërkohet paraburgim për personin që kanosi prokurorin në Prishtinë

Ndalohen të dyshuar, mashtruan 150 qytetarë duke u marrë 50 mijë euro

Hamza thotë se në zgjedhjet e brendshme është e hapur edhe gara për kryetar të PDK-së

Hamza thotë se në zgjedhjet e brendshme është e hapur edhe gara për kryetar të PDK-së

Hamza: Për institucione stabile duhet marrëveshje politike para konstituimit të Kuvendit

Hamza: Për institucione stabile duhet marrëveshje politike para konstituimit të Kuvendit

Nënkoloneli i FSK-së diplomon me sukses superior në ShBA

Nënkoloneli i FSK-së diplomon me sukses superior në ShBA

Sulmet ukrainase godasin vendet e naftës në Rusi dhe Krime

Sulmet ukrainase godasin vendet e naftës në Rusi dhe Krime

Kërkohet paraburgim për personin që kanosi prokurorin në Prishtinë

Ndalohen të dyshuar, mashtruan 150 qytetarë duke u marrë 50 mijë euro

Arrin në 32 numri i viktimave nga tërmeti në Filipine

Arrin në 32 numri i viktimave nga tërmeti në Filipine

Izraeli do të ndalojë sulmet ndaj Iranit “me kërkesë të Trumpit”, thotë zyrtari izraelit

Izraeli do të ndalojë sulmet ndaj Iranit “me kërkesë të Trumpit”, thotë zyrtari izraelit

Ushtria iraniane thotë se po ndalon sulmet ndaj Izraelit, por do t’i rifillojë nëse sulmohet Libani

Ushtria iraniane thotë se po ndalon sulmet ndaj Izraelit, por do t’i rifillojë nëse sulmohet Libani

Hamza thotë se në zgjedhjet e brendshme është e hapur edhe gara për kryetar të PDK-së

Hamza thotë se në zgjedhjet e brendshme është e hapur edhe gara për kryetar të PDK-së

Hamza: Për institucione stabile duhet marrëveshje politike para konstituimit të Kuvendit

Hamza: Për institucione stabile duhet marrëveshje politike para konstituimit të Kuvendit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën