TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kurti përkujton dëshmorin Rashit Mustafa: Veprimtaria e tij ka hyrë në historinë e çlirimit të Kosovës

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Një vit nga sulmi që kishte qëllim aneksimin e veriut, përgjegjësit ende në liri, Serbia e pandëshkuar

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, sot në Viti, ka marrë pjesë në Akademinë Përkujtimore në 24-vjetorin e rënies së dëshmorit të kombit, kolonel, Rashit Mustafa “Komandant Karadaku”.

Mirëpo, në pamundësi për të qenë i pranishëm, ai u është drejtuar të pranishmëve përmes një letre, duke e përshkruar dëshmorin Mustafa, ndër drejtuesit e rëndësishëm në kapitullin e fundit të luftërave për çlirimin e Kosovës nga Serbia.

“I nderuar Kryetar i Vitisë, z. Sokol Haliti,  Këtë 10 qershor, teksa shënojmë përvjetorin e 145-të të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, bashkë me përkujtimet për rrugën e gjatë për liri të shqiptarëve, kujtojmë veç e veç secilin nga ata që udhëtuan nëpër këtë rrugë. Ndër ta edhe Rashit Mustafën nga Lubishta e Malësisë së Karadakut të zonës së Vitisë, një drejtues i rëndësishëm në kapitullin e fundit të luftërave për çlirimin e Kosovës nga Serbia. Ky ushtarak me përvojë, që i kishte luftuar trupat serbe të regjimit të Millosheviqit edhe në Kroaci dhe në Bosnje, shprehej se dita më e lumtur për të ishte kur kishte ardhur koha që urdhërat ushtarak t’i jepte në gjuhën e nënës dhe në gjuhën e kombit, në gjuhën shqipe. Për më tepër që Rashit Mustafa komandoi i veshur me uniformën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me të cilën luftoi trimërisht deri fare pak ditë para çlirimit, kur ai humbi dhe jetën në përpjekjen e tij për lirinë e Kosovës”, thuhet në letrën e kryeministrit.

Njëherit, Kurti ka thënë se pikërisht në një kohë kur shqiptarët e Kosovës kishin nevojë për t’u organizuar ushtarakisht, në qershor të vitit 1998, Rashit Mustafa iu bashkua ushtrave të UÇK-së, përcjell teve1.info.

“Në një kohë kur shqiptarët e Kosovës kishin nevojë veçanërisht për t’u organizuar ushtarakisht, në qershor të vitit 1998, Rashit Mustafa iu bashkua ushtarëve të UÇK-së, duke sjellur me vete edhe përvojën e tij të mëhershme të luftërave në Jugosllavi. Nisur edhe nga kjo, Rashit Mustafa komandoi me njësitin special “Skënderbeu” të Brigadës 138 “Agim Ramadani”, duke luftuar dhe duke u angazhuar deri në fund për lirinë e atdheut të tij. Në ditët kur Kosova po çlirohej nga trupat e Serbisë, në qershor të vitit 1999, Rashit Mustafa u zhduk në rrethana që asnjëherë nuk janë sqaruar plotësisht”., thuhet tutje.

Më tej, Kurti ka theksuar se veprimtaria ushtarake e Rashit Mustafës dhe shokëve të tij, tashmë ka hyrë në historinë e çlirimit të Kosovës.

“Lavdi dëshmorit Rashit Mustafa dhe të gjithë të rënëve për lirinë e Kosovës”, ka përfunduar Kurti./teve1.info/.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Sa mandate do të marrin partitë në Kuvendin e Kosovës sipas rezultateve preliminare?

Nesër në seancën e Kuvendit diskutohet për dërgimin e FSK-së në Gaza

IPK arreston një polic në Shtërpcë nën dyshimin për organizim të bixhozit të paligjshëm

IPK arreston një polic në Shtërpcë nën dyshimin për organizim të bixhozit të paligjshëm

Çështja e presidentit, Glauk Konjufca: Nëse është jo-partiak, jap dorëheqje nga kandidatura

Çështja e presidentit, Glauk Konjufca: Nëse është jo-partiak, jap dorëheqje nga kandidatura

MINTI gjobit KEDS-in me 30 mijë euro për gjashtë njehsorë me afat të skaduar

MINTI gjobit KEDS-in me 30 mijë euro për gjashtë njehsorë me afat të skaduar

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë: Evropa ka “ndoshta vetëm gjashtë javë karburant për avionë”

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë: Evropa ka “ndoshta vetëm gjashtë javë karburant për avionë”

Izraeli rikthen në detyrë ushtarët e akuzuar për abuzim seksual ndaj një të paraburgosuri palestinez

Izraeli rikthen në detyrë ushtarët e akuzuar për abuzim seksual ndaj një të paraburgosuri palestinez

Shefi i Pentagonit: SHBA do të mbajë të bllokuara portet iraniane për “aq kohë sa të jetë e nevojshme”

Shefi i Pentagonit: SHBA do të mbajë të bllokuara portet iraniane për “aq kohë sa të jetë e nevojshme”

Sa mandate do të marrin partitë në Kuvendin e Kosovës sipas rezultateve preliminare?

Nesër në seancën e Kuvendit diskutohet për dërgimin e FSK-së në Gaza

Rama pritet me një ceremoni zyrtare nga homologia Meloni në Romë

Rama pritet me një ceremoni zyrtare nga homologia Meloni në Romë

Arabia Saudite i jep Pakistanit 3 miliardë dollarë për shlyerjen e borxhit ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe

Arabia Saudite i jep Pakistanit 3 miliardë dollarë për shlyerjen e borxhit ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe

IPK arreston një polic në Shtërpcë nën dyshimin për organizim të bixhozit të paligjshëm

IPK arreston një polic në Shtërpcë nën dyshimin për organizim të bixhozit të paligjshëm

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën