TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Cadez: Kosova dhe Serbia duhet të jenë pjesë e tregut të përbashkët evropian

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
​Cadez: Kosova dhe Serbia duhet të jenë pjesë e tregut të përbashkët evropian

Kryetari i Odës Ekonomike të Serbisë, Marko Cadez konsideron se Kosova dhe Serbia duhet të jenë pjesë e tregut të përbashkët të Bashkimit Evropian. Ai mendon se edhe politika në të dy vendet duhet të fillojë të mendojë për të ardhmen pasi për më shumë se dy dekada kanë ngecur në tema të njëjta.

Cadez, në një intervistë për KosovaPress thotë se të dy vendet duhet të punojnë më shumë për të zhvilluar ekonominë.

“Ne jemi pjesë e të njëjtit rajon, jemi pjesë e ndërtimit ekonomik europian. Ne jemi të varur nga tregjet evropiane, shumicën e mallrave tona po i eksportojmë në tregjet evropiane, kështu që në thelb problemet që ndajmë janë pak a shumë të njëjta. Ekonomitë ndoshta mund të zhvillohen ndryshe, me një strukturë tjetër, industri të tjera të rëndësishme, por në thelb ne duhet të punojmë më shumë së bashku me Europën për të arritur rritje reale, ajo që dua të them me rritjen reale është se ne duhet të jemi pjesë e një tregu të vetëm të Bashkimit Europian sa më shpejt të jetë e mundur”, deklaroi Cadez.

Derisa flet për rëndësinë e të punuarit së bashku me Evropën, Cadez thotë se edhe Evropa duhet të ketë ide të qarta për Ballkanin Perëndimor me qëllim të gëzimit të të lirive të plota tregtare.

“Në thelb neve na duhet që Evropa të jetë vendimtare, të jetë e qartë dhe të kemi një vizion të qartë për këtë rajon, të mos flasim më për përralla, por të flasim shumë konkretisht, të themi se jemi pjesë e tregut të përbashkët, se mund të gëzojmë liri të plota”, vijon Cadez.

Cadez është kritik edhe ndaj politikës në të dy shtetet për shkak të problemeve, që i ai quan, të njëjta dhe që nuk po ndihmojnë për të ardhmen.

“Politika sigurisht që po ndikon dhe mendoj se është koha që edhe politikanët të prodhojnë të ardhmen dhe jo të prodhojnë më të shkuarën. Sepse, unë kam një vajzë, ajo ka lindur në vitin 2001, ajo tani është 22 vjeç dhe do të jetë 23 vjeç shumë shpejt dhe gjatë këtyre 23 vjetëve po flasim për të njëjtat çështje, po flasim për të njëjtat tema, po diskutojmë në të njëjtat mënyra, po luftojmë në të njëjtat mënyra”, thotë Cadez për KosovaPress.

Cadez shprehet se gjenerata e re në Kosovë dhe Serbi është gati të bashkëpunojë, ndërsa shton se komuniteti i biznesit dëshiron të flasë nga këndi i interesit të përbashkët.

Kreu i Odës Ekonomike të Serbisë sugjeron Qeverinë e Kosovës që të programimi dhe kodimi të bëhet pjesë e kurrikulave mësimore që në shkollat fillore dhe të jetë lëngë obligative.

“Është çmenduri, sepse nëse e shihni gjeneratën e re tani, kemi pasur së bashku me Odën Ekonomike të Kosovës, para disa ditësh, kemi pasur një forum biznesi në Berlin me kompani të IT nga Kosova dhe Serbia dhe kompani të IT nga Gjermania dhe nëse e shihni se si këta njerëz flasin me njëri-tjetrin, kjo është bota reale, ajo ku jetojnë politikanët është bota virtuale, nuk ekziston më. Pra, në thelb qëllimi ynë i komunitetit të biznesit është shumë i thjeshtë, të përpiqemi të flasim nga këndi i interesit të përbashkët, jo i dallimeve të përbashkëta”, vijon Cadez.

Kryetari i Odës Ekonomike të Serbisë, Marko Cadez qëndroi në në Prishtinë për të marrë pjesë në konferencën finale të projektit të Bashkimit Evropian (BE) për mbështetjen e Forumit të Investimeve të Ballkanit Perëndimor, në të cilën u theksua potenciali për zhvillimin ekonomik dhe përfshirja në strukturat evropiane sa më shpejtë të jetë e mundur./kp

ShareTweet

Postime të ngjashme

Parandalohet futja e 87 gramëve të substancës së dyshuar narkotike në Burgun e Dubravës

Parandalohet futja e 87 gramëve të substancës së dyshuar narkotike në Burgun e Dubravës

Arrestohet një person në Ferizaj, për vjedhje të rëndë në tentativë

Ekstradohet nga Gjermania në Kosovë një person i kërkuar me letër-rreshtim ndërkombëtar

Gërvalla: Nuk kam asnjë pikëtakim me Specialen, s’kam heshtur – duhet të përgatitemi për betejën ligjore në Apel

Gërvalla pas vrasjes së dyfishtë në Gjilan: Nuk guxojmë të presim që gratë të vriten për të reaguar

Jahjaga: Edhe sa jetë duhet të shuhen që dhuna ndaj grave të mos trajtohet vetëm si një tragjedi e radhës?

Jahjaga: Edhe sa jetë duhet të shuhen që dhuna ndaj grave të mos trajtohet vetëm si një tragjedi e radhës?

Përmbytje të mëdha në Itali, rrugët mbulohen nga balta dhe makinat përfundojnë në ujë

I kërkuari nga Interpoli, Milan Radoiçiq, shfaqet në tubimin e SNS-së pranë djalit të Vuçiqit

I kërkuari nga Interpoli, Milan Radoiçiq, shfaqet në tubimin e SNS-së pranë djalit të Vuçiqit

Arrestohet një person në Ferizaj, për vjedhje të rëndë në tentativë

Ekstradohet nga Gjermania në Kosovë një person i kërkuar me letër-rreshtim ndërkombëtar

Gërvalla: Nuk kam asnjë pikëtakim me Specialen, s’kam heshtur – duhet të përgatitemi për betejën ligjore në Apel

Gërvalla pas vrasjes së dyfishtë në Gjilan: Nuk guxojmë të presim që gratë të vriten për të reaguar

Jahjaga: Edhe sa jetë duhet të shuhen që dhuna ndaj grave të mos trajtohet vetëm si një tragjedi e radhës?

Jahjaga: Edhe sa jetë duhet të shuhen që dhuna ndaj grave të mos trajtohet vetëm si një tragjedi e radhës?

Arrestohet 38-vjeçari, vodhi stoli ari dhe para me vlerë mbi 21 mijë euro në Prizren

Arrestohet një person në Pejë, dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me të miturën

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën