TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​16 vjet nga vizita e presidentit Bush në Shqipëri

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
​16 vjet nga vizita e presidentit Bush në Shqipëri

Presidenti George W. Bush është bërë presidenti i parë në detyrë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës që ka vizituar Shqipërinë.

Ai dhe bashkëshortja e tij, Laura janë pritur në aeroportin e Rinasit nga ministri i Jashtëm shqiptar në atë kohë, Lulzim Basha dhe nga deputetët Bamir Topi e Ben Blushi.

Më pas, presidenti Bush është takuar në Pallatin e Brigadave me presidentin e Shqipërisë, Aleksandër Moisiun. Presidenti shqiptar, Moisiu i ka dhënë presidentit Bush dekoratën më të lartë “Urdhrin e Flamurit”, për kontributin e tij në mbështetje të çështjes shqiptare.

Presidenti amerikan në një konferencë të përbashkët me kryeministrin e atëhershëm, Sali Berisha, ka vlerësuar nivelin e lartë të marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe SHBA-së.

Po ashtu, presidenti ka thënë se beson se plani i të dërguarit të posaçëm të OKB-së, Marti Ahtisaari, për pavarësi të mbikëqyrur, është zgjidhja e duhur për Kosovën. Ai është shprehur se do të punojë për të bindur gjithë vendet e Këshillit të Sigurimit dhe Serbinë për këtë gjë.

Bush ka thënë se SHBA-ja e përkrahë dëshirën e Shqipërisë për t’u anëtarësuar në NATO. Ai e ka vlerësuar lart tolerancën fetare në Shqipëri.

“Shpreha dëshirën që Shqipëria të hyjë në NATO, unë jam përkrahës i kësaj dëshire”, ka thënë presidenti amerikan.

Gjatë qëndrimit në Tiranë, Bush ka folur para trupave shqiptare, një shprehje mirënjohje kjo për Shqipërinë që ka kontribuar ushtarakisht në Afganistan dhe Irak.

“U thashë trupave se ju respektoheni nga ushtarakët tanë si ushtarë të stërvitur mirë dhe kurajozë”, ka thënë Bush.

Ai ka inkurajuar politikanët shqiptarë të punojnë së bashku për të plotësuar standardet e anëtarësimit në NATO.

“Politikanët duhet të punojnë së bashku për të arritur këto standarde, të lënë mënjanë ndryshimet politike”, ka nënvizuar ai.

Bush ka takuar në Fushë-Krujë një grup biznesmenësh shqiptarë që kanë marrë mbështetje financiare nga agjenci amerikane zhvillimi. Pas takimit, Bush ka dalur jashtë protokollit, në rrugën kryesore të Fushë-Krujës dhe ka takuar shumë qytetarë entuziastë.

Presidenti amerikan, George Bush ka mbërritur në Tiranë në vizitën e parë të një presidenti amerikan në Shqipëri./kp

ShareTweet

Postime të ngjashme

Trump thotë se i ka kërkuar Netanyahut të mos i shënjestrojë fushat e naftës dhe gazit të Iranit

Trump thotë se Izraeli dhe Libani do të hyjnë në një armëpushim dhjetëditor

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë: Evropa ka “ndoshta vetëm gjashtë javë karburant për avionë”

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë: Evropa ka “ndoshta vetëm gjashtë javë karburant për avionë”

Izraeli rikthen në detyrë ushtarët e akuzuar për abuzim seksual ndaj një të paraburgosuri palestinez

Izraeli rikthen në detyrë ushtarët e akuzuar për abuzim seksual ndaj një të paraburgosuri palestinez

Shefi i Pentagonit: SHBA do të mbajë të bllokuara portet iraniane për “aq kohë sa të jetë e nevojshme”

Shefi i Pentagonit: SHBA do të mbajë të bllokuara portet iraniane për “aq kohë sa të jetë e nevojshme”

Lagjja “Dardania” pa ujë sonte

Të premten, 7 lagje në Prishtinë pa ujë të pijshëm

Nga tryeza për bashkëjetesën ndërfetare kërkohet unitet e dialog

Nga tryeza për bashkëjetesën ndërfetare kërkohet unitet e dialog

Prokuroria kërkon dënim të përjetshëm për tre të akuzuarit për sulmin terroristë në Banjskë

Rasti Banjska, mirëpritet kërkesa për burgim të përjetshëm ndaj të akuzuarve

Nis aksioni i jashtëzakonshëm i inspektimeve- ndërpritet puna në disa vendpunishte

Nis aksioni i jashtëzakonshëm i inspektimeve- ndërpritet puna në disa vendpunishte

Zogaj: Jemi pro rikthimit të Osmanit në LDK

Zogaj: Jemi pro rikthimit të Osmanit në LDK

Kurti: Zgjerimi i BE-së, çelës për sigurinë evropiane

Kurti: Të fokusuar për shfrytëzimin e plotë të mundësive që ofron Plani i Rritjes

Konjufca: Dialogu me Serbinë në gjendje të vështirë, akuzon Beogradin

Konjufca: Dialogu me Serbinë në gjendje të vështirë, akuzon Beogradin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën