TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Anulohet projekti afaristo-banesor në Lakrishtë, Retkoceri: I ka rrezikuar financat e NPB-së

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Anulohet projekti afaristo-banesor në Lakrishtë, Retkoceri: I ka rrezikuar financat e NPB-së

Aksionarët komunalë të Ndërmarrjes Publike Banesore (NPB) kanë marrë vendim për anulimin e kontratës së projektit afaristo-banesor në Lakrishtë.

Kështu ka bërë të ditur në një konferencë për medie, të enjten, aksionari i NPB-së, Leutrim Retkoceri nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, i cili tha se vendimi për anulimin e projektit bazohet mbi vlerësimin e Zyrës Ligjore të Komunës së Prishtinës.

Retkoceri tha se Zyra Ligjore e komunës ka konkluduar se projekti është në kundërshtim me rregulloret në fuqi të NPB-së, teksa ka paraqitur edhe disa kërkesa për Bordin e Drejtorëve të NPB-së.

Siç tha ai, kontrata i ka kushtuar miliona euro Ndërmarrjes dhe e ka rrezikuar aspektin e saj financiar.

“Mbledhja vjen pas hulumtimeve për kontratën e ndërtimit të projektit në Lakrishtë. Disa herë është konstatuar kjo kontratë nga disa parti politike. Në lidhje më këtë kemi zgjedhur rrugën e drejtë, nuk do të ndalemi për qëllimin e ruajtjes së interesit publik dhe NPB-së”, tha ai.

Retkoceri ka treguar se disa herë kanë kërkuar të raportojnë në Kuvendin Komunal të Prishtinës lidhur me kontratën.

“Ka pasur edhe hetime nga prokuroria për zyrtarë të lartë të NPB-së. Më 28 prill kemi dërguar raportin dhe informatat e nevojshme për kuvendin komunal të Prishtinës dhe kemi kërkuar që të raportojmë për këtë temë dhe raportin vjetor para kuvendit komunal. Kemi vazhduar edhe më tutje, që më 26 maj kemi kërkuar opinion ligjor nga zyra ligore e komunës së Prishtinës, me qëllimin e vetëm për ta ruajtur pronën publike të Prishtinës”, u shpreh Retkoceri.

Tutje, ai ka treguar për vendimin i cili ka hyrë menjëherë në fuqi dhe ka paraqitur kërkesat e aksionarëvë karshi Bordit të Drejtorëve.

“Zyra ligjore ka dhënë konkluzionet se ndërtimi është në kundërshtim me legjislacionin në fuqi, ne aksionarët kemi marrë vendim. Anulohet vendimi, me numër protokolli 01-0886/1 i datës 27/04/2021 i komisionit komunal të aksionarëve për miratimin e draft-marrëveshjes kryesore për bashkë-investim. Kërkohet nga Dordi i Drejtorëve ta shfuqizojë rregulloren për rritjen e pasurisë së paluajtshme të NPB-së. Obligohet Bordi i Drejtorëve që të ndërmarrë hapat e nevojshëm ligjor lidhur me këtë kontratë. Obligohet Bordi të kërkojë nga departamentet përkatëse të NPB-ja dhe të bëjë një vlerësim të dëmeve që ka shkaktuar kontrata dhe t’i njoftojë organet e rendit për këto dëme”, tha ai.

Lidhur me rastin, NPB-ja është ballafaquar në gjykatë edhe me padi nga Qeveria e Kosovës, por rastin e ka fituar me vendim të formës së prerë të gjykatës.

Projekti për objektin afaristo-banesor në Lakrishtë, i cili është iniciuar nga NPB-ja dhe do të ndërtohet në partneritet publiko-privat, ishte pezulluar pas padisë së ushtruar nga Ministria e Ambientit.

Vendimin për pezullim e kishte nxjerrë Ministria e Ambientit në muajin tetor të vitit të kaluar, pas dyshimeve të ngritura për shkatërrim mjedisor përmes azbestit, gjatë rrënimit të objekteve që ndodheshin në pronën e NPB-së.

Kontrata, përmes Avokaturës Shtetërore, është dërguar me Kallëzim Penal në Prokurori Speciale e cila veten e ka shpallur jo kompetente dhe është iniciuar rast në Gjykatën Themelore për anulimin e kontratës./EO/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Dita e katërt e protestës në Prishtinë organizatorët thonë se nuk i ka bashkuar partia – por UÇK-ja

Protesta vazhdon edhe nesër në Prishtinë

Policia reagon ndaj raportimeve se “Kosova blindohet”: Janë procedura të rregullta policore

Policia reagon për protestën e mbrëmjes në Prishtinë

Gruda i kundërpërgjigjet Konjufcës: Gjykata Kushtetuese e ka përcaktuar qartë se brenda 30-ditësh duhet të konstituohet Kuvendi

“Një komb që e ka paguar shtrenjtë lirinë, kërkon drejtësi”, Gruda reagon nga protesta

Djali i Salih Mëziut: U identifikuan mbetjet mortore të babait

Barcelona e mposhti në udhëtim Sevillan, shkëlqen Raphinha

Barcelona e mposhti në udhëtim Sevillan, shkëlqen Raphinha

Djali i Salih Mëziut: U identifikuan mbetjet mortore të babait

Djali i Salih Mëziut: U identifikuan mbetjet mortore të babait

Sami Lushtaku reagon nga protesta: Edhe sonte sheshi i stërmbushur

Sami Lushtaku reagon nga protesta: Edhe sonte sheshi i stërmbushur

Kurti: Nevojitet strategji shtetërore për reagim ndaj verdiktit të Speciales, Qeveria është e përkushtuar që të ofrojë mbështetje

Kurti: Nevojitet strategji shtetërore për reagim ndaj verdiktit të Speciales, Qeveria është e përkushtuar që të ofrojë mbështetje

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën