TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Haradinaj: Kemi votat e mjaftueshme për inicimin e mocionit të mosbesimit

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Haradinaj: Kurti ka kimi serbe

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj deklaroi se e kanë numrin e nevojshëm të deputetëve për të iniciuar mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë Kurti.

Ish-kryeministri Haradinaj para gazetarëve tha se është i papranueshëm eskalimi i fjalorit të kryeministrit ndaj aleatëve.

Sipas tij, një gjë e tillë e bën të vështirë rrugën përpara, për çka kanë filluar pasojat. Kreu i AAK-së, shtoi se mocioni i mosbesimit është zgjidhja e duhur.

“Mocioni është zgjidhja e duhur, është demokraci dhe kjo do të ishte me siguri e dobishme për gjithë spektrin politik, përfshirë edhe shumicën, për pozitën. Janë votat, opozita e ka numrin e nevojshëm për të inicuar mocionin, por po ashtu ka plot deputetë në Kuvendin e Kosovës që nuk pajtojnë me këto tejkalimet e panevojshme të kryetarit të qeverisë”, deklaroi ai.

Ai thekson se Kosova ka pranuar tri kërkesat e ShBA-ve dhe BE-së për deeskalimin e situatës.

“Tri kërkesat që janë paraqitur, në një mënyrë janë pranuar prej Kosovës. Siç edhe e dimë, veç është paralajmëruar edhe nga presidentja edhe nga kryeministri për mbajtjen e zgjedhjeve më veri. Ashtu siç është pranuar edhe mundësia e heqjes së njësive speciale nga objektet e komunës ku duhet të qëndrojnë në veri. Njëkohësisht edhe pranimi nga Qeveria e Kosovës për pranimin e krejt marrëveshjeve të mëhershme, si në marrëveshjen e Ohrit, paraprakisht edhe në marrëveshjen e Brukselit. Mendoj se këto tria janë çështje të dakorduara, veprimet e mëtejme të Qeverisë duhet të ndodhin tash, në kohë. Besoj se është me rëndësi të merret seriozisht kërkesa në kohë. Nuk janë ultimatum, nuk janë kërkesë e re, por pritje prej Kosovës me fillua për të vepruar”, deklaroi Haradinaj.

Tutje, ai shtoi se institucionet e Kosovës kanë bërë tri gabime, të cilat tash po i vuan vendi.

“Institucionet e Kosovës i kanë bërë tri gabime, për të cilat po i vuajmë pasojat. Gabimi i parë se nuk u dakorduan me propozimin amerikan për tabelat dhe pastaj me mbet në kujdestari veriu gjatë gjitjë procesit të dialogut, në kujdestari të amerikanëve. Gabimi i dytë ishte insistimi apo nxitimi për të mbajtur zgjedhje, duke mos e pasur pjesëmarrjen e garantiar të gjithëve. I treti, ishte gabim sikurse e dimë, kryetarët që kanë marrë aq pak vota nuk kualifikohen mirëfilli si kandidate të mirëfilltë. Edhe zgjidhja me i kryer funksionet e veta në objekte alternative për një kohë ishte e mençur. Gaboi kryetari i qeverisë kur insistoi t’i vendos ata me forcë policore në objekte. Të tri këto gabime u shfrytëzuan shumë mirë prej Serbisë, prej Vuçiqit, prej bandave atje të kriminelëve më veri. Është koha e fundit që ta kthejmë faqen, ta fillojmë një plan serioz me bashkësinë ndërkombëtare, mos t’i rrejmë më”, shtoi ai./KP/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti në takim me ambasadorin gjerman, diskutohet për zgjerimin e marrëdhënieve dypalëshe gjatë mandatit të ri

Kurti në takim me ambasadorin gjerman, diskutohet për zgjerimin e marrëdhënieve dypalëshe gjatë mandatit të ri

​Qeveria miraton pakon e 19 të masave kundër Rusisë dhe Bjellorusisë

​Qeveria miraton pakon e 19 të masave kundër Rusisë dhe Bjellorusisë

Dogana e Kosovës asgjëson mbi 146 mijë produkte të falsifikuara – ‘Cola’, ‘Fanta’ e ‘Sprite’

Dogana e Kosovës asgjëson mbi 146 mijë produkte të falsifikuara – ‘Cola’, ‘Fanta’ e ‘Sprite’

Kurti: Në vitet 2026–2028 prioritet do të jenë projektligji për Byronë Shtetërore dhe ai për Çmimet Tavan

Qeveria miraton këshillin organizativ për Epopenë e UÇK-së

Qeveria miraton këshillin organizativ për Epopenë e UÇK-së

Rritet fluksi i mërgimtarëve – pritje deri në 30 minuta në pikat kufitare të Kosovës

Policia ndalon një shtetas gjerman që hyri ilegalisht nga Serbia në Kosovë

​Arrestohen katër persona të dyshuar për disa raste të vjedhjeve

Arrestohen dy persona në Prizren për fajde, dyshohet se i kërkonin viktimës 100% kamatë mujore

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën